web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e fundosi Artur Zoton vartësi i tij/ Dëshmia që nxori pazaret me tenderat

22 Shkurt 2017, 16:13, Aktualitet CNA

Ish-zëvendësdrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi, ka zbuluar të gjitha pazaret e tenderave në këtë institucion gjatë vitit 2015-2016, duke çuar në burg dhe drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se ka qenë pikërisht dëshmia e vartësit të tij, Iljaz Labit, i arrestuar në korrik 2016, që ka prangosur dhe Zoton.

Labi ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke nxjerrë të gjitha pazaret. Sipas tij, ish-drejtori Artur Zoto e ka orientuar për të takuar dhe biseduar me Ylber Kalanë, për ta shpallur atë fitues të tenderave të ushqimit në burgje. Mësohet se Labi ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me tenderin, që korrespondojnë me provat e gjetura në aparatin e tij celular dhe të personave të tjerë të arrestuar. Sipas dëshmisë së Labit, ka qenë Artur Zoto, ai që ka vendosur se kush shpallet fitues i tenderave të ushqimit në burgje. Zoto pritet të dalë para gjykatës në ditët në vazhdim për verifikimin e masës së sigurisë ?Arrest me burg?, dhënë te marten pak orë para arrestimit./CityNews





Lajmet e fundit nga