web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shokuese në Itali/ Nëna rreh për vdekje të birin 3 vjeç: Bënte teka!

17 Shkurt 2017, 12:07, Aktualitet CNA

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, teksa një nënë ka rrahur për vdekje fëmijën e saj. I mituri 3 vjeç e 8 muajsh ka mbërritur i vdekur në Poliklinikën e Modenas, ndërsa e ëma ka pranuar se e ka rrahur fëmijën atë ditë në shtëpi.

?E rraha sepse bënte teka. Doja që të pushonte së qari por nuk e mendoja se mund të vdiste?, ka pohuar nëna. Gruaja është për momentin e vetmja nën hetim për vrasje nga pakujdesia.

Hetuesit janë duke vlerësuar ende pozicionin e partnerit të saj, një shqiptar i arrestuar së fundmi për prostitucion, për të kuptuar nëse edhe ai e ka goditur fëmijën. Ditët e fundit, prokurorja Lucia Musti, në pritje të rezultateve të autopsisë, që për momentin janë të pjesshme, ka shpjeguar se fëmija ka pësuar një veprim të dhunshëm, aq sa i ka provokuar thyerje në pjesën e brinjëve i ndjekur nga një infeksion serioz./CityNews





Lajmet e fundit nga