web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si do hiqen nga qarkullimi makinat që nuk janë në përdorim/ Falen detyrimet tatimore

15 Shkurt 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Ministria e Financave ka hartuar projektligjin për heqjen nga qarkullimi të mjeteve të transportit që nuk përdoren dhe që përfitojnë faljen e detyrimeve tatimore.

Sipas këtij projektligji të siguruar nga CityNews, i cili pritet të dërgohet në parlament për miratim, parashikohet procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe fshirjes së detyrimeve tatimore për këto mjete.

Procedurat

 Përveç sa parashikohet në këtë ligj, do hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 Dhjetor 2011 e në vijim.

Heqja nga qarkullimi e këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.

Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

 Personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat  Dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën  Janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatevonesave të periudhes Janar 2011 deri me Dhjetor 2014  të cilat fshihen.

Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij.

Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij  ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre./CityNews





Lajmet e fundit nga