Kush janë “kokat e nxehta” të pushtetit të drogës e krimit?!
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sulmuar ashpër ...
Historia e parë: E pashë me një telefon celular në dorë, kishte hapur kapakun e kabinës elektrike te shkallët e ndërtesës dhe diçka përpiqej të lexonte te ekrani i sahatit të tij matës. “Më ka ardhur fatura e energjisë 240 mijë lekë!” E pashë që e kishte humbur fare. Kjo ishte në vend të fjalës “mirëmbrëma”. Dukej që e kisha komshi. U afrova dhe i thashë: “E sheh si të ecën disku?” Hapi sytë dhe mbeti i hapur. Vërtitej si rrotë veture e ndonjë të forti që terrorizon lagjen.
“Uaauuu” – bërtiti. “Po unë harxhokam sipas këtij sikur të jem fabrikë! Cfarë bëhet kështu, më paskan vendosur sahat të prishur!” Unë nuk mund të bëja më shumë për të. Se mos ka ndonjë shërbim ku ti merr në telefon në ora tetë të darkës dhe ata vijnë e rregullojnë menjëherë problemin tënd. Asnjë shenjë ku mund t’a kontaktosh faturistin a teknikun mbi faturën mandat. Jo mandat – pagesë jo! Mandat mo! “Ik o zhduku budalla i dreqit! – duken sikur të thonë. E çfarë se ti paguan kontratë shërbimi. Seriosht e merr që ke të drejta? Gabel! Historia e dytë: Te njësia tregtare e rrugicës, hyra për të blerë ca makarona. I doja të zeza. Te veshi dëgjova një zë : Mos kujto se i ke me grurë a thekër sepse me bojë i kanë lyer. “Pusho, vesh budalla, i thashë vetes”. Vajta të shihja për ndonjë kavanoz reçel.
Veshi filloi përsëri të më fliste:”Jo këto kavanozat o burrë naiv, se i kanë hedh xhelatinë artificiale brenda!” E fshika llapën e veshit me dorë, por e dëgjova ama. Te sallamrat e pulave nuk e durova dot më sepse veshi diçka më pështyu brenda tij duke thënë: “I kanë mbushur me fasule të bluara, mos kujto se kanë mish pule brenda!” Aty u nxeha. “Ik vesh i dreqit!” – bërtita. Ktheva kokën për ta parë veshin drejt e në sy. Ishte roja i njësisë tregtare që më shihte me sy të dhimbshur. Por, një hak e kishte. Asnjë mall nuk tregon sesa i besueshëm është informacioni i gjendur te etiketa e tij. Ika pa blerë, por sot do kthehem përsëri atje, se vdes urie pastaj. Historia e tretë:”I nisa Profesor!” – më bërtit Asllani nga cepi i një dyqani në ora nëntë pa pesë minuta të darkës. “Cfarë nise o burrë?” e pyeta dhe nuk i hoqa dorashkat nga duart as kapuçin e xhupit nga koka se po më thante i ftohtit afrikan.
“Dy çunat o burrë. Njerin e nisa në Zelandën e Re, sepse kam tezen e gruas atje! Kurse të dytin, atë më çamarokun e nisa për në Groelandë, sepse kishin nevojë për shqiptarë si drejtues punimesh në ndërtime sheshesh qytetesh.” E pashë me dashuri mikun tim. Mu kujtua një djalë nga Mirdita që e takova një natë dimri në Vlorë në vitet ’90! Po priste skafin që të merrte detin me dallgë për të shkuar në Itali. Kur e pyeta se përse po rrezikonte, pasi i thashë se jam pedagog, m’u përgjigj:”: Ja nga ti, sepse nuk u shpjegon mirë studentëve!” U ktheva në shtëpi menjëherë. Po të vazhdoja të sorollatesha nëpër lagje mbrëmjes kushedi se çfarë historirash të tjera do të dëgjoja. U ktheva në shtëpi dhe pasi e nxorra nga frigoriferi ku e kisha lënë në ngrirje të thellë, ndeza arkën me ekran. Në një studio dikush bërtiste duke mbrojtur poezinë e realizmit socialist. “Tutkun i mjerë ky xhaja që flet!” – dëgjova veshin që më tha fjalinë e fundit përpara sesa të dremisja mbi ekranin e dhunshëm./CityNews
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sulmuar ashpër ...
Athina do të ndërojë xhaminë e parë në vend. Qeveria greke p...
Dy doganierë dhe një shtetas janë arrestuar nga Policia e Sh...
Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradin...
Thellohen përplasjet mes koalicionit qeverisës PS-LSI. Një t...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarët e një magazine ...
Avokati Tomë Gashi thekson se në vitin 2010 është e vërtetë ...
Gazmend Braka, i njohur me emrin Gaxhai, vijon të zbulojë të...
Policia e Fierit vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së r...
Pesë deputetë dhe dy kryebashkiakë rrezikojnë t’u hiqet mand...
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ndaluar njërin nga aut...
Këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dha dorëheqje...
Një debat i fortë ka ndodhur mes Spartak Ngjelës dhe Mark Ma...
Të dashur lexues, ju ftojmë të njiheni me titujt kryesorë të...
DASHI 21. mars – 20. prill Edhe pse te afërmit do ju paralaj...
Aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, ka publikuar një...
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur krye...
Intervista e plote:Sokol Balla: Çfarë ndodhi realisht? Nga a...
Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enk...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryebashkiakun Erion ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...