web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamioni me 8 ton drogë kaloi nga Shqipëria/ Skaneri i doganës e nxori të “pastër”, kapet edhe kokainë?

11 Shkurt 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Policia Italiane ka sekuestruar 8 ton drogë një ditë më parë në portin e Ankonës. Mediat Italiane raportuan se droga e kapur vinte nga Shqipëria.

Policia e Shtetit në Shqipëri nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaroi se droga e kapur nuk është shqiptare dhe banda kriminale është nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Nga ana tjetër burim zyrtar i tha Citynews se nuk ka asnjë të dhënë të saktë se ku është ngarkuar droga, por e sigur është fakti se kamioni ka kaluar në Shqipëri.

Citynews konfirmoi së kamioni i kapur me drogë në Ankona ka kaluar në Shqipëri dhe ka dalë i pastër në skanerat e doganave. Mësohet së kamioni ka kaluar dy skanera në dy pika kalimi kufiri dhe ka rezultuar ?i pastër?. Pra skaneri nuk ka konstatuar drogë në kamion gjatë hyrjes dhe daljes nga Shqipëria.

Mësohet se kamioni i kapur me 8 ton drogë në Ankona, ka dalë në Durrës me tragetin AF MARINA i kompanise Adria Ferries.

Burime nga Italia thënë se gjykatësja Roberta Marsiori ka dhënë masë burg pa afat për shofërin e kamionit ku gjet droga, i cili mbrohej nga avokati Giuseppe  Vio që do mbrojë shoferin e kamionit në këtë cështje.

Dyshohet se në kamioni është gjetur edhe një sasi tjetër drogë e klasit A, e llojit kokainë apo heroinë. Nuk është përcaktuar sasia dhe lloji deri në përgjigjet e policisë shkencore italiane.

Në hetimet e cështjes janë përfshirë tre prokurori si dhe policitë e Italisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë./CityNEWS





Lajmet e fundit nga