web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Pranga 63 vjeçarit  

10 Shkurt 2017, 09:57, Aktualitet CNA

Një person i cili është kapur nga policia duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur, është vënë në pranga. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhevair Balla,  63 vjeç,  banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ?Benz? me targa AA 418 FL, në rrugën ?Thoma Kalefi?, u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga