web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heshtin Rama-Meta/Peleshi: Pse Manjani nuk mund të ishte më pjesë e qeverisë

30 Janar 2017, 14:24, Aktualitet CNA

Liderët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës po ?fshihen? pas shkarkimit të ministrit Ylli Manjani. Ende nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama dhe Ilir Meta, përveç takimit të tyre me dyer të mbyllura mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, Rama ka treguar arsyet e vendimit përmes zv/kryeministrit Niko Peleshi, ndërsa Meta ka përdorur Luan Ramën.

Në përfundim të mbledhjes së selinë e PS me 12 koordinatorët politikë në qarqe, Rama dhe Tahiri u larguan pas thënë asnjë fjalë për mediat.
Ndërsa, Peleshi ka sqaruar shkarkimin e Manjanit, duke thënë se arsyen pse nuk mund të ishte më në këtë qeveri.
?Shpërthimi i tij në konferencë tregoi pse nuk mund të ishte më në qeveri?, tha Peleshi.
Sipas tij, ishin deklaratat e Manjanit dhe të gjitha ato shpërthime të tij, të cilat e përjashtuan atë nga koalicioni qeverisës./CityNews





Lajmet e fundit nga