web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ikja e Ilir Metës/A do bjerë qeveria?!

30 Janar 2017, 11:23, Aktualitet CNA

Lufta frontale mes koalicioni qeverisës sapo ka nisur. Kryeministri Edi Rama largoi nga detyra ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, pas deklaratave të tij kundër qeverisë. Kjo ka hapur një konflikt të ashpër mes palëve, ku burime të CityNews nga LSI thanë se kjo e fundit nuk do të tërhiqet, por do të vazhdojë me qëndrime të forta.

Kreu i LSI, Ilir Meta, ka dy rrugë për të vazhduar: Ose të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e kryeministrit Edi Rama, ose të vijojë betejën deri në fund. Kjo e dyta do të rezultonte fatale për kryeministrin, pasi çon automatikisht në rrëzimin e qeverisë, referuar numrave që ka LSI.

Mbetet për t?u parë në vazhdim, nëse do të jetë Meta që do t?i ?dorëzohet” Ramës, apo do jetë ky i fundit, që do përpiqet me të tjera manovra të mbajë sërish pranë.

Por, e sigurt është se ka një përçarje dhe krizë të thellë mes koalicionit, e cila rrezikon jo vetëm t?i çojë të ndara në zgjedhjet e 18 qershorit, por mund të çojë deri në ?rënien? e Edi Ramës./CityNews





Lajmet e fundit nga