web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Korçës analizon punën për vitin 2016

17 Janar 2017, 18:36, Aktualitet CNA

Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Korçë zhvilluan analizën vjetore të punës për vitin 2016.

I pranishëm në këtë analizë ishte Drejtori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Drejtues Idajet FASKAJ, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjensive ligjzbatuese.

Drejtori i Policisë Vendore Korçë Drejtues Ajet ZYBERAJ, ka vlerësuar punën  e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore si dhe ka theksuar se këto rezultate janë arritur falë  angazhimit të punonjësve të policisë, punës në grup, të bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese por mbi të gjitha falë bashkëpunimit me komunitetin.

Drejtori Zyberaj gjatë fjalës së tij,  ndër të tjera ka veçuar disa tregues shumë pozitivë për vitin 2016  dhe konkretisht :

Të gjitha këto falë angazhimit të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariateve në vartësi të kësaj Drejtorie.

Shumica e objektivave strategjik të parashikuara në fillim të vitit, janë realizuar në parametrat dhe standartet e kërkuara dhe treguesit e punës së strukturave policore për këtë vit, kanë qenë në rritje, në raport me periudhat paraardhëse.

Për arritjen e objektivave, janë përpiluar plane masash, plane operacionale, ku më kryesorët janë ato mbi kultivimin e bimëve narkotike, sezonin veror dhe dimëror, ndërtimet pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, lojërat e fatit, aktivitete sportive, trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprave penale, kontrabandës, këmbimit valutor, masave kunder informalitetit.

Gjithashtu ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet shteterore ne nivel vendor si me Prefektin e Qarkut, Bashkitë dhe Njesitë Administrative Drejtoritë Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Tatim -Taksave, Drejtorinë Pyjore, si dhe me ato e zbatimit të ligjit, duke filluar nga Gjykata Prokuroria e SHISH, SHÇBA, ku dhe rezultatet e ketij bashkëpunimi kane qenë të prekshme.

7 prej të cilëve nga Sektori  për  Hetimin e Trafiqeve & Narkotikët,

4 nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar

4 të tjera nga Komisariatet Maliq dhe Kolonjë.

Janë evidentuar  59  vepra penale, me 87 autorë, nga të cilët 74 arrestuar/ ndaluar,              11 ndjekur ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 27 vepra penale, me 41 autorë, nga të cilët 6 arrestuar/ndaluar,               29 të ndjekur në gjendje të lirë dhe 6 shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar :

–     1273 kg e 684.75 gr bimë narkotike Cannabis Sattiva

–     837.3 gr lëndë narkotike kokainë

–     12.2 gram lëndë narkotike heroinë

–     1 kg e 852.8 gram rasin çokollatë hashish

–     13.3 gram farë bime narkotike cannabis sativa

–     22 automjete

–     2 peshore elektronike

–     70 telefonë celularë

–     3 automatikë e 2 pistoleta

–     4 karikatore e 364 fishekë

–     10 kapsolla detonatore

–     2 radio dore

–     1 aparat  metal kërkues

–     11920 Euro dhe 314 000 lekë

Janë konstatuar gjithsej 42 raste të kultivimit të bimëve narkotike me gjithsej  80 061 rrënjë dhe 1000 fara, me 19 autorë të arrestuar/ndaluar, 3 ndjekur në gjendje të lirë dhe 4 shpallur në kërkim.

–     Në territorin e Bashkisë Korçë 9 raste me 3910 rrënjë

–     Në territorin e Bashkisë Pogradec 10 raste me 11831 rrënjë

–     Në territorin e Bashkisë Maliq 4 raste me 15540 rrënjë

–     Në territorin e Bashkisë Devoll 12 raste raste me 9575 rrënjë

–     Në territorin e Bashkisë Kolonjë 7 raste me 39205 rrënjë

Janë evidentuar 191 vepra penal, me 246 autorë, nga të cilët 23 arrestuar/ndaluar,             222 ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 shpallur  në kërkim.

Për korrupsionin janë evidentuar 51 vepra penale, me 98 autorë, nga të cilët 7 arrestuar/ndaluar dhe 91 të ndjekur në gjendje të lirë.

–  Në drejtim të pastrimit të parasë janë evidentuar 21 vepra penale, me 23 autorë, nga të cilët 4 arrestuar/ndaluar dhe 19 të ndjekur në gjendje të lirë.

Në drejtime të tjera janë evidentuar 118 vepra penale, me 125 autorë, nga të cilët               11 arrestuar/ndaluar, 112 të ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 shpallur në kërkim.

Nga ana e këtij  sektori gjatë  këtij viti janë evidentuar 25 vepra penale, zbuluar  21 ose 84%, me 27 autorë, nga të cilët 18 arrestuar/ndaluar, 2 ndjekur në gjendje të lirë,5 shpallur në kërkim dhe 2 të vetvrarë.

Këto vepra  paraqiten :

–     Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, evidentuar dhe zbuluar 2

–     Vrasje me dashje, evidentuar dhe zbuluar 1

–     Vrasje në rrethana cilësuese, evidentuar dhe zbuluar 1

–     Tentativë vrasje, evidentuar 8, zbuluar 7

–     Plagosje e rëndë me dashje, evidentuar 8, zbuluar 8

–     Rrëmbim dhe mbajtje peng personi, evidentuar dhe zbuluar 1

–     Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, evidentuar 4, zbuluar 1

Nga komisariatet e policisë janë evidentuar gjithsej 984 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 710 ose 72.15% e tyre, me 792 autorë, nga të cilët 215 arrestuar/ndaluar, 529 ndjekur në gjendje të lirë dhe 48 shpallur në kërkim.

Këto vepra penale paraqiten të grupuara :

Ø  Krime kundër personit:

Evidentuar 191, zbuluar 190 ose 99.48%, me 222 autorë, nga të cilët  7 arrestuar,  213 të  ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 shpallur në kërkim.

Ø  Vepra penale kundër pronës :

Evidentuar 401, zbuluar 172 ose 42.89 % e tyre, me 192 autorë, nga të cilët  79 arrestuar/ ndaluar, 88 ndjekur në gjendje të lirë dhe 25 shpallur në kërkim.

Ø    Vepra të tjera penale:

Evidentuar 289, zbuluar 245,  ose 84.77% e tyre, me 269 autorë, nga të cilët 60 arrestuar/ ndaluar, 197 ndjekur në gjendje të lirë dhe 12 shpallur në kërkim.

Ø   Dhunë në familje (neni 130/a):

Gjatë vitit 2016 janë evidentuar 103 vepra penale me 109 autorë, nga të cilët 69 arrestuar dhe 31 ndjekur në gjendje të lirë dhe 9 shpallur në kërkim.

Gjatë vitit 2015 janë evidentuar 90 vepra penale me 91 autorë, nga të cilët 47 arrestuar dhe 35 ndjekur në gjendje të lirë dhe 9 shpallur në kërkim.

Ø   Dhunë në familje (Ligji nr.9669):

Gjatë vitit 2016 janë evidentuar gjithsej 178 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare për të cilat janë plotësuar kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Gjatë vitit 2015 janë evidentuar 232 raste.

Nga ky shërbim gjatë këtij viti janë kryer veprimet në 1807 ngjarje të evidentuara në territorin e Drejtorisë Vendore Korçë.

Janë evidentuar gjithsej 266 raste, me gjithsej 275 autorë, nga të cilët 156 arrestuar, 110 ndjekur në gjendje të lirë, 3 shpallur në kërkim dhe 6 vdekur. Sipas veprave penale :

 

?Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor? (neni 290), evidentuar  144 raste (66 në gjendje të dehur, 56 pa leje drejtimi):

?Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt? (neni 291), evidentuar  122 raste.

Ø Aksidente automobilistike :

Gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 145 aksidente (të vdekur 21, plagosur rëndë 26, plagosur lehtë 149)

Ndërsa gjatë vitit 2015 kanë ndodhur 141 aksidente (të vdekur 20, plagosur rëndë 22, plagosur lehtë 135)

Siç vërehet nga këta tregues, numri i aksidenteve dhe pasojave të shkaktuar nga ato, është pothuajse në të njëjtin nivel në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Komisariateve ato paraqiten :

–     Komisariati i Policisë Korçë  à   90 aksidente (të vdekur 10, plagosur rëndë 15, plagosur lehtë 94)

     Komisariati i Policisë Pogradec à 30 aksidente (të vdekur 8, të plagosur rëndë 8, plagosur lehtë 27)

     Komisariati i Policisë Devoll   à   23 aksidente (të vdekur 2, të plagosur rëndë 3, plagosur lehtë 25)

     Komisariati i Policisë Kolonjë à 2 aksidente (të vdekur 1, plagosur lehtë 3)

Ø     Masa administrative :

– Janë vendosur  33 318 gjoba

– Janë pezulluar 259 leje drejtimi

– Janë ndaluar 150 mjete

– Janë sekuestruar 23 mjete.

DISA NGA PRIORITETET STRATEGJIKE PËR VITIN 2017 :





Lajmet e fundit nga