web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Urime z.Basha, ia arritët që ta fyeni Donald Trumpin shumë më rëndë se Edi Rama!

17 Janar 2017, 21:52, Aktualitet CNA

Sepse, ndërsa Rama fyeu vitin e kaluar kandidatin për President të SHBA, Trump, duke e quajtur rrezik për botën, ju fyet pas zgjedhjeve Presidentin e zgjedhur të SHBA, Trump. E kam fjalën për ?sqarimin? tuaj të këtyre ditëve se nuk morët pjesë në konventën republikane korrikun e kaluar, për shkak të agjendës suaj të ngarkuar në Shqipëri, me rastin e reformës në drejtësi.

Domethënë, meqënëse konventa republikane ishte caktuar të mbahej në 18-21 korrik, ajo interferonte në agjendën tuaj, për arsye se në 21 korrik ishte caktuar të votohej pakoja ligjore për reformën në drejtësi.
Por 21 korrikun e caktoi vetë ambasadori amerikan Lu si datë për votimin e reformës në drejtësi, madje në një deklaratë publike. Ju fare mirë mund të kishit kërkuar shtyrjen e kësaj dite, me arsyetimin se e kishit agjendën të zënë me një event të rëndësishëm në SHBA.

Si do të ishte përgjigjur në këtë rast ambasadori Lu? A do të kundërshtonte? Nëse do të kundërshtonte, ndoshta mund ta kishte bërë duke arsyetuar se ju nuk jeni deputet, kështu që nuk shikonte se si bëhej interferimi i agjendës.
Por më shumë gjasa ka që të mos kundërshtonte dhe të shtyhej dita e votimit në Kuvend të pakos së reformës.
Gjithsesi, nëse ju z. Basha kishit vërtet ftesë nga republikanët amerikanë, për të marrë pjesë në konventën e tyre, në korrik, përse nuk e bëtë publike në atë kohë, si ftesën, ashtu ehe arsyetimin për kundërshtimin e saj?

E vërteta është se ju z. Basha nuk kishit ftesë për të marrë pjesë në konventën republikane dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ju nuk kishit bërë përpjekje për të siguruar një ftesë të tillë.
Sepse ju. Z. Basha ishit i sigurt se Trump do të humbte, prandaj e quanit të kotë pjesëmarrjen në konventën republikane.
Ju ishit të sigurt në fitoren e Zonjës Clinton, prandaj bëtë përpjekje vetëm për të siguruar një ftesë për një konventën e demokratëve amerikanë, ku do të shpallej kandidatura presidenciale e Hillary Clinton.

Dhe tani kërkoni ta mbuloni gafën tuaj me gënjeshtra që nuk i besojnë as pulat nëse do të kenë mundësi të arsyetojnë sadopak me trurin e tyre.
Tani ju thoni se po shkoni në Washington, me ftesë të organizatorëve të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump, për të marrë pjesë atje.

Me këto fjalë ju dashur pa dashur e shpallni veten karikaturë e Edi Ramës, duke i përvetësuar në trajtë karikature deliriumet e tij të liderit të shquar ndërkombëtar.
E them këtë, sepse vetëm për një lider shumë të vecantë të këtij planeti, Trumpi do të përsëriste ftesën në dhjetor, pasi t? i ishte refuzuar ftesa e parë, në korrik.
Ju sigurisht që nuk jeni i tillë, por askush në këtë planet nuk e ka një rëndësi të tillë për Presidentin Trump.

Kuptojeni z. Basha, se Trump hyri në politikë pikërisht sepse e urren atë llojë politikani i cili e kupton politikën si një lojë që luhet me të tilla gënjeshtra, ata politikanë të cilët ju i imitoni dhe u ngjani, në trajtë karikature.

Prandaj kuptojeni se duke u sjellë kështu vetëm sa bëheni më i neveritshëm për Presidentin Trump, për aq sa ai është në dijeni të sjelljes suaj.
Apo ndoshta juve ju intereson vetëm një gjë, që të gënjeni sa të mundni më shumë shqiptarë, duke iu krijuar përshtypjen e rreme se keni mbështetjen e Presidentit Trump?
Epo shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të vitit 1991, as ata të vitit 2001.
Edhe ata që nuk janë përdorues të Internetit, kanë dikë në familje që është dhe mund të zbulojë lehtë gënjeshtrën tuaj.





Lajmet e fundit nga