web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për një shtëpi më të bukur

13 Janar 2017, 17:30, Lifestyle CNA

Arreduesit e shtëpive kanë vetëm 5 këshilla që duhet t?i dini, ja cilat Arreduesit e shtëpive kanë vetëm 5 këshilla që duhet t?i dini, ja cilat Arreduesit e shtëpive kanë vetëm 5 këshilla që duhet t?i dini, ja cilat

Vetëm 5 këshilla janë të mjaftueshme. Ja çfarë thonë arreduesit e shtëpive për të pasur një mjedis që i përshtatet nevojave dhe mundësive tuaja ekonomike. Arkitektët dhe arreduesit kanë shumë këshilla kur vjen puna për të organizuar ambientet e brendshme të shtëpisë, por vetëm këto janë ato që ju duhen:

Për origjinalitetin:

“Një shtëpi e lumtur është ajo ku ju duhet të ndjeheni mirë. Kjo është një shtëpi që funksionon. Është një vend ku njerëzit mund të mblidhen, kjo është një lidhje me jetën reale. Nuk ka asgjë më të mirë se të qenit në shtëpi me familjen dhe miqtë, dhe unë inkurajoj këtë në punën time?.

– Victoria Hagan, për ?Elle Décor?

Për dhoma më të mëdha:

“Unë mendoj se ne të gjithë kemi ide të gabuar për dhomat tona të ndenjes. Ne mendojmë se ato duhet të jenë të rezervuara dhe formale, ndërsa në fakt dhoma familjare është vendi që duhet të jetë i qetë dhe ku të ndjeheni sa më të gjallë, ndaj duhet të jetë e mbushur me sendet tona.

Por [.. .] unë besoj se njerëzit duhet të jetojnë në dhomat e tyre të ndenjes”.

– Nate Berkus

Për nevojat (reale) në shtëpi:

“Unë mendoj se çdo shtëpi duhet të ketë të paktën një shtrat me të vërtetë të rehatshëm. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme në qoftë se është jashtë kontekstit, por e them sepse unë kam jetuar situata të ndryshme në Nju Jork, ku dikush mund të ketë vetëm një shok dhome ose dikush mund ta ndajë apartamentin me 4 persona dhe të kenë vetëm dy dhoma gjumi. Ndonjëherë një shtrat është gjithçka ju duhet”.

– Jon Call

Për gjetjen e stilit tuaj:

“Vendosni se si doni që të ndiheni në hapësirën tuaj, jo vetëm se si doni të duket. Duke e ditur këtë, ndjenjat do t?ju ndihmojnë të zgjidhni. Nëse doni të jeni të qetë, atëherë kjo shkon në drejtim të kundërt me një mjedis energjik, të sofistikuar dhe argëtues?.

– Emily Henderson, për revistën ?Darling?

Për rregullat e projektimit:

“Unë nuk e di të ketë pasur ndonjë rregull projektimi, unë mendoj se ju mund të bëni çfarëdo dëshironi. Dizajni nuk është aq serioz?.

– Samuel Amoia, për ?Lonny?





Lajmet e fundit nga