web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veshjet ideale për ju pasi të mbushni 40 vjec

13 Janar 2017, 12:30, Lifestyle CNA

Mosha nuk është asgjë tjetër përpos një numër? përveç disa gjërave që ndoshta nuk mund t?i vishni në moshë më të shtyer për shkak të proporcioneve trupore apo paraqitjes së rrudhave.

Megjithëse ju mund të mendoni se mund të vishni çdo gjë që ju pëlqen, ne e dimë se diskrecioni është gjëja më e rehatshme. Pra, në vazhdim kemi paraqitur gjashtë lloje të veshjeve të sofistikuar dhe shumë në trend që mund t?i kombinoni edhe ju në këtë moshë.

Pantallona të shkurtra me bel të gjatë

Nuk mund të shijoni stinën e verës pa një palë pantallona të shkurtra, por kjo nuk nënkupton se duhet të jenë të tepruar. Në vend të kësaj, zgjedhni pëlhurë të butë (si prej fijeve artificiale ose mëndafshi) me prerje deri në bel.

Mëngë në formë zileje

Ky model i bluzave me mëngë të gjera apo si zile është shumë në trend dhe mund t?i kombinoni me ndonjë palë pantallona të preferuara dhe të ndjeheni të sigurtë në përcjelljen e tendencave më të fundit.

Shall në qafë

Një shall katror prej mëndafshi është aq elegant dhe klasik, të cilin mund ta kombinoni me ndonjë fustan të lehtë apo veshje tjetër.

Fustan me material rrëshqitës

Në shikim të parë, ju mund të mendonis e ky lloj fustani nuk ju shkon juve por vajzave më të reja në moshë, por realisht ky lloj modeli i lirshëm dhe me material rrëshqitës mund të mbulojë shumë zona problematike të trupit tuaj, si dhe të ndjeheni atraktive në çfarëdolloj evenimenti.

Fustan me model kostumi

Është koha të provoni një model të tillë të fustaneve të lirshme me model kostumi. Edhe ky lloj modeli ju fsheh defektet e trupit dhe ju bën të dukeni shumë elegante me anë të printeve të llojllojshme.

Xhinse me model të drejtë

A i mbani mend modelet e viteve të 90-ta? Po, ato janë rikthyer sërish në trend. Zgjedhni të preferuarat tuaja nga depoja ku i keni ruajtur për gjatë kohë dhe bëni ndonjë ndryshim duke i prerë apo dekoruar dhe vishni në mënyrë të rehatshme.





20:30 Lifestyle

Si të lyhem sot?

Mundohui të  dukeni sa më natyrale. Pavarësisht veshjes me t...

17:30 Lifestyle

Mango prej kashmiri

Këto sezon materialet natyrore po marrin gjithë rëndësinë në...

Lajmet e fundit nga