Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Baza është shumë e thjeshtë, 3500 faqe, 5 ditë, është pak kohë. Dhe flasim për Kushtetutën e Qytetit për sa i përket lejeve të ndërtimit. Ndërtimi i cili është një sektor jetik për ekonominë e një kryeqyteti por ku në Tiranë për shkaqe të ndryshme, korrupsioni, zbatimi i keq i rregullave, nganjëherë edhe injoranca ka bërë që sot Tirana të jetë një xhungël urbanistike.
Jam shumë dakord me kolegët, kjo ideja e farsës që po luajmë më kujton një shprehje të ambasadores amerikane në OKB, para një jave ku në referencë ndaj shkatërrimit jo ndaj betonit, por nga lufta e një qyteti në Siri tha: ?A keni gramë dinjiteti dhe turpi për sa i përket votës që preku Alepon?.
Dhe unë dua t?ju bëj të njëjtën pyetje: ?A ju ka ngelur gram turpi, qytetarie, një gramë dinjiteti që të pranojmë farsa të tilla për sa i përket një qyteti si Tirana, i cili është përçudnuar sa i përket këtyre 25 viteve?!?
Sa i përket planit vendor, duke qenë se jo të gjithë jemi urbanistë dhe ekspertë po i bëj referencat dhe po mendoja se ku mund të referohemi nëse një plan është i mirë. Cilat janë vizionit, dëshirat, ëndrrat që ne kemi për fëmijët tanë, për gjyshërit tanë. Nuk jam arkitekt, mbase këshilltarët tanë edhe arkitektë, edhe urbanistë, por nga kultura ime e përgjithshme vetëm një baron më erdhi në mendje, ky është një baron francez Hausman, në vitin 1850 nxorri një parim shumë bazik. Ai thoshte se: ?Parisi duhet të jetë shumë thjesht, më i bukur, më i madh, më i shëndetshëm vizioni.?
Unë kam planin këtu përballë dhe nga çfarë shoh, nga çfarë dëgjoj nga Velia, Tirana thotë :?Do të jetë më e dendur, më e ndotur, më e pajetueshme.?
Ky është një plan arkaik, arkaik sepse teknologjitë e reja bëjnë që 50% e vendeve të punës që krijohen sot anembanë botës, në vendet e zhvilluara ku ne aspirojmë, bëhen në distancë. Vendi i punës nuk është i lidhur më me banimin, pika e parë. Pra, është një plan arkaik sepse e injoron totalisht këtë dimension të mobilitetit të punëmarrësit.
Momenti i dytë, është pa vizion. Si mund të quhet vizion një projekti i cili është për 13 vite, jemi në 2017 dhe këtu është vendosur TR030, si një targë makine, një makinë që shkon në drejtimin e paduhur. Më vjen keq! Hausmani ishte në vitin 1850 dhe që atëherë thoshte më i bukur, më i madh, më i shëndetshëm. Ky është vizioni 150 vjeçar në këtë plan?!
Është i dyshimtë, sepse siç e thamë, edhe ju vetë, edhe shqiptarët, mediat, qytetarët që na ndjekin, unë i bëj i bëj thirrje qytetarëve që na ndjekin meqë ju e keni humbur, nuk kanë dijeni.
Është një plan që sheh nga e shkuara sepse është reminishencë e Erion Velisë baraz me fotokopje e Edi Ramës.
Ky plan ka disa kundërthënie të tmerrshme në pjesën ekonomike. Ky thotë dhe Erion Veliaj sapo e tha, do ti nxjerrë bizneset jashtë Tiranës. Kjo nënkupton më shumë rrugë, më shumë nevojë për mobilitet. Pse duhet ti nxjerrim të gjitha nga Tirana?! Kjo është e paqartë.
Kundërthënie tjetër, thotë do të ndërtojmë më lartë. Kur ndërton më lartë them se duhet të ndërtosh edhe poshtë, kam fjalën për kanalizime, për ujësjellëse. Po ndërtove më lartë, ka më shumë banor, ka më shumë plehra, do të bëhet më i ndotur. Po ndërtove më lartë do të thotë se ka më shumë zhurmë, ndotje sonore. Po ndërtove më lartë, do të thotë se ka më shumë shëmti, pra ndotje edhe vizuale. E shikoni ç?kundërshti.
Gjelbërimi, thotë se do të bëhen disa unaza të gjelbra. E tha vetë do të bëhet gjelbërim në krah të rrugës. Po kjo është kundërsens sepse në qoftë se ti bën një gjelbërim në krah të rrugës do të thotë se do të përdorësh makinën për të shkuar tek ky gjelbërim, madje duke ecur. Kjo është kundërsens.
Ju në këtë plan thoni do të krijojmë këto unazat gjigante të gjelbra dhe do të jenë makinat dhe pemët në të njejtën vend dhe fëmijët do të lozin në krah të makinave. Çfarë çlirimi, po ua bëjnë Tiranën më të jetueshme. E kuptoni se çfarë kundërthënie.
Sot jemi në dimension teknologjik dhe urbanistik i cili ruraliteti është komplet kundër. Ky plan është korruptiv, i keq sepse sot banesat nuk janë në qendër të Tiranës, janë jashtë. Dhe ne sot komplet arkaik themi se fshatin do ta bëjmë Tiranë apo Tiranën fshat. Unë s?e kam kuptuar këtë gjë. Unë shoh vetëm një Tiranë e cila mund të jetë edhe rurale dhe urbane por më vjen keq sepse Erion Veliaj ka blerë edhe vetë një shtëpi në fshat, pra është fshatar.
Është një problem me kundërthënie sociale. Do të ndërtojmë lartë në qendër, kulla të larta në qendër. Po mirë atëherë more zotëri, a është më e shtrenjtë aksesi për strehim në kullat në qendër të Tiranës?! Po. Në qoftë se ti ndërton kjo sjell edhe efekte kolaterale, nuk sjell dot një ambulancë, që nuk futet dot një zjarrëfikës. Ti po ndërton shtrenjtë, degradon cilësinë e jetesës, bie vlera e ndërtimit në qendër dhe përfundimisht do të detyrosh të krijohen disa minigeto, pasi më të pasurit do të largohen. Është kundërthënie.
Momenti i dytë, gjatë gjithë kohës thotë metropol. Nuk e di nëse e keni të qartë por metropoli në radhë të parë është një hapësirë urbanistike e cila është jodiskriminuese ndaj burimeve që e rrethojnë.
Ky plan është rracist sepse zona e Paskuqanit nuk përmendet një herë të vetme, janë 200 mijë banorë po të një qyteti afër të cilët vijnë dhe harxhojnë paratë e tyre në dyqanet tona, janë banorë të cilët vijnë shërbejnë në spitalet tona, pse të mos them edhe në shkollat tona private. Ne themi, ne jemi tiranas dhe duam të shërbejmë vetëm dimensionit tonë duke harruar që metropoli është edhe ndërveprimi i qytetit me qytete limitrofe, duke përfshirë Kamzën dhe Paskuqanin. Unë po ju pyes nëse e keni konsultuar, ndërsa ju thoni po bëj një rrugë që e keni antiekonomike s?doni të bëni rrugë, antiekonomike s?doni të rrisni rrugët me Kamzën, atje janë 300 mijë banorë të cilët janë frymëmarrje ekonomike për konsumin e bizneseve të Tiranës. Pra, ju jeni rracistë sepse ju niseni jo në një qasje urbaniste por niseni vetëm në një qasje politike.
Përsëri problematikat e metropolit, sepse unë u shokova dhe dua që të gjithë qytetarët të na ndjekin të mendojnë pak edhe për zgjerimin e bulevardit. Erion Veliaj gjatë fushatës përmendi një gjë që i bën nder shqiptarit, mua të parit, krijimin e një parku të feve. Por këtë park ai e neglizhoi dhe tani do të bëjë ?Ëorld Park? dhe do të ftojë të gjitha ambasadat, si në komunizëm, sepse më parë ambasadat ishin tek rruga e Bllokut, ishin të izoluara. Ndërsa sot të gjitha ambasadat thotë do ti fusë tek ky parku në mënyrë që ndërtimet që do të bëhen të zgjatimi i bulevardit të marrin më shumë vlerë. Po bën një bllokim të terrirorit, një izolim, një getoizim institucional në një vend që ne themi se është frymëmarrje e re. Ne po bëjmë investime për ambasadat?!
Sharra është vetëm pak metra nga territori i Tiranës dhe përsëri aty do të jetë. Sharra e Ardit Gjoklajt nuk do të lëvizë, madje atje ke edhe një impiant mbetjesh, një incinerator vetëm pak metra Tiranës.
Për 2030 a mund të lidhet Elbasani me një tram, me një tren me Tiranën?! Kavaja, Kamza a kanë një tram, një linjë të shpejtë?! Metropoli është ai vend që ti mund të kesh një distancë shumë të madhe por që lidhesh shpejt. Për 30 vjet nuk parashikohet asnjë lloj plani. Realisht tramin e hoqën. E përmendi vetë edhe Erion Veliaj.
Abuzimi i tretë, kullat është problemi më i madh i këtij plani. Në plan është futur një bonus, do të thotë ul gjurmën, rrit intensitetin. Si do të bëhen? Si do të ndërtohen? Janë 50 mijë banesa që nuk janë shitur sot në Tiranë. Pra, pse po shtojmë intensitetin e ndërtimeve në Tiranë kur ka një portofol të pashitur banesash. Mister.
Transporti, tragjik. Trami nuk u përmendet. Është futur një koncept i ri linja të dedikuara autobusi, që do të thotë që qytetarët e Tiranës që kanë një mjet nuk do të kenë mundësi të lëvizin lirisht, disa rrugë kryesore të Tiranës do të bëhen disa rrugë të dedikuara, trafiku do të jetë më shumë. Shikoni me qendrën po vuajmë çdo ditë, kaos, stres dhe trafik. Tani Erion Veliaj thotë të bëjmë linja të dedikuara.
?Park and ride?, është një koncept demode në të gjithë botën, nuk përdoret më, përdoret vetëm për lidhjen tren, autobus, makinë.
Futet koncepti ?sharing mobility?, do të jetë një makinë ose biçikletë me qera dhe në Tiranën tonë një makinë me qera do të paguhet nga dikush dhe mbase në kohë afatgjatë mund të krijojmë edhe koncesione. Një firmë e vetme, të ketë makina, ti japë me qera, dhe të duhet të përdoren vetëm ato makina. Deri këtu mund të shkojnë.
Qyteti është një hapësirë ku çdo banor ka të drejtën të mendojë se fëmijët do të jenë më mirë se ne dhe prindërit tanë. Ky plan ka mungesë transparencë, mungesë dialogu, njolla për kulla pas Operës në Tiranë. Këto më shqetësojnë sepse ajo që bëri Rama për 11 vite do ta vazhdojë sërish Veliaj për vitet e ardhshme. Shqetësohem shumë paftyrësisë tonë për të lënë një qytet të betonizuar. Një qytet që ju e dini se nuk ka trotuare, banjo publike, një qytet që nuk ka parkingje. Do të bëhet një qytet klientelist. Vrasja e një qytetit sepse nuk i lejon që njerëzit të kenë makina, sepse ky u thotë nuk parkon dot këtu, nuk lëviz dot këtu.
Bëjini thirrje ndërgjegjës tuaj, i bëj thirrje edhe LSI, nuk ka nevojë Tirana për kaq urgjencë, le të marrim edhe një muaj kohë, ta diskutojmë dhe unë jam i pari që do ta votoj nëse bëhet siç duhet procesi. Të mos e bllokojmë Tiranën. Hausman e ka bërë atë projekt në vitin 1850 dhe e dini ku ishte kurajo shembi ½ e shtëpive të Parisit, 16 mijë shtëpi, vetëm që të bëhen bulevardet e reja, dhe sot Parisi është një qytet me 60 milionë turistë në vit. Ju doni të bëni një Tiranë fshat që do të thotë që është pa urbanistikë, pa rrugë, pa mundësi për të zhvilluar, pa frymë për ekonominë dhe racizmi ndaj bashkive limitrofe të Tiranës, më në veri.
*Fjala e këshilltarit demokrat gjatë diskutimeve për planin urabnistik të Tiranës
I nderuar Kryetar i Këshillit, të nderuar kolegë, I nderuar ...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot vendimin e KQZ për heq...
Cfare eshte nje plan urban qe Erion Veliaj pretendon se do m...
Do ishte shumë e vështirë të kishim një shifër të faturës fi...
Qeveria ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Kavajës Elv...
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmë...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot planin e ri urba...
Siria dhe aleatja e saj më madhe, Rusia shpallën sot një arm...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas Kosovar, i cili i...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kodi Penal pritet që të pësojë ndryshime të tjera dhe kjo me...
Nga Alban DaciMendoj, se Lezhën e njoh tashmë shumë mirë pol...
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmë...
Një shtetas 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polic...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pranuar kë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkes...
Pasi KQZ i hoqi mandatin e deputetit, Shkëlqim Selami është ...
Vendimin e KQZ për heqjen e mandateve për 3 zyrtarët e lart...
Pas heqjes së mandatit të deputetit, Dashamir Tahiri ka sulm...
Deputetja e Partisë Demokratike e ka cilësuar një lajm të mi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...