web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhi veshmbathje në një qendër tregtare/ Arrestohet në flagrancë autori

14 Dhjetor 2016, 19:25, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 18-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është  Xh. L., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur disa veshmbathje në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan Një palë atlete, të dyshuara të vjedhura, një bluzë, të dyshuara të vjedhura dhe një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura).

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën ?Studenti?, ka vjedhur banesën e shtetases N. M.

Materialet proceduriale i?u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale ?Vjedhje?.

 





Lajmet e fundit nga