web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrohet deputeti ish-socialist/ I marrin miliona lekë

14 Dhjetor 2016, 17:24, Aktualitet CNA

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Vladimir Kosta, ka rënë pre e një mashtrimi. Mësohet se Kosta ka dashur të blejë një apartament në Kavajë, në pronësi të një 36-vjeçari.

Ky i fundit është identifikuar si Armand Gjuzi, i cili tashmë është në procedim në gjendje të lirë. Gjuzi i ka marrë miliona lekë deputetit për shitjen e apartamentit, por atë ia ka shitur dikujt tjetër.

Mësohet se deputeti Kosta ka thënë në Polici se Gjuzi nuk ia ka kthyer paratë mbrapsht. Policia është duke zhvilluar hetime për rastin në fjalë.





Lajmet e fundit nga