Historia e takimeve Alia – Berisha në Dhjetor 1990!
“Mëngjesin e datës 9 dhjetor kisha lënë një takim për kafe m...
Ndërprerja e lidhjes së dashurisë me një djalë që i kishte premtuar martesë nuk është ?gëlltitur? lehtë nga një 17 vjeçare. Për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ai e kishte tradhtuar gjatë kohës që ishin bashkë, ajo e ka kallëzuar në Polici për përdhunim. Në pak kohë është kuptuar që kallëzimi ishte i rremë, fakt i pranuar edhe nga vetë 17-vjeçarja S. K. para hetuesve.
Për këtë shkak ajo ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës, ku pak ditë më parë u deklarua e fajshme për akuzën e ?kallëzimit të rremë?. Gjykata vendosi dënimin e saj me 4 muaj burg, por përfundimisht lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, raporton Panorama.
Në kallëzimin e saj të bërë në tetor të vitit të kaluar, e reja ka pohuar se gati një muaj e gjysmë më parë ishte njohur me një djalë, me të cilin kishte dalë disa herë për kafe dhe kishte ndenjur me të shumë herë. Gjatë kësaj kohe ata kishin pasur disa herë marrëdhënie intime me njëritjetrin, por marrëdhënia kishte qenë pa dëshirën e saj. Pas këtij kallëzimi, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer disa veprime hetimore në lidhje me ngjarjen, duke pyetur familjarët e saj. Nga ana tjetër, nga ekzaminimi mjekoligjor i kallëzueses nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Gati një muaj më vonë, janë marrë deklarimet e të kallëzuarit R. M. Ai ka sqaruar para hetuesve se ishte njohur përmes rrjeteve sociale me 17-vjeçaren.
Me kalimin e kohës ai ishte njohur dhe kishte takuar edhe disa prej familjarëve të saj. Pas kësaj dite, ata kanë kaluar edhe një javë bashkë, ku kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale me njëri tjetrin në trikatër raste, me dëshirën e përbashkët dhe se në asnjë rast nga ana e tij nuk ishte ushtruar dhunë. Ai ka pretenduar se S. K. duhet të jetë shtyrë nga dikush për të bërë këtë lloj kallëzimi, pasi nuk kishte asgjë të vërtetë në përmbajtjen e tij. Pasi janë marrë edhe deklarimet e të afërmve të 17 vjeçares, të cilët kishin qenë në dijeni të raportit të dy të rinjve, atëherë është thirrur për t?u ripyetur në prokurori S. K.
Në deklarimin e saj të dytë, ajo ka sqaruar se pasi ishte njohur me R. i kishin dhënë fjalën njëritjetrit se do të martoheshin. Por pas disa kohësh ajo ka kuptuar se partneri i saj nuk ishte korrekt në marrëdhënien me të. Një ditë ajo është vënë në dijeni se ai do të largohej jashtë vendit dhe nga xhelozia, si dhe pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar, ka menduar ta kallëzojë në polici. ??Nisur nga këto që theksova më lart, kallëzimi im i datës 06.10.2015 ka qenë tendencioz në mënyrë që të bëhesha më e besueshme?, ka thënë ajo para hetuesve. Gjithashtu, ka sqaruar se marrëdhëniet intime me të dashurin i kishte kryer me dëshirën e saj dhe se ajo e kishte kallëzuar, pasi ai nuk donte që të martohej me të.
“Mëngjesin e datës 9 dhjetor kisha lënë një takim për kafe m...
Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç janë ...
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ka vlerësuar moder...
Një shtetase 63-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë për jetë...
Persona të maskuar dhe të armatosur grabitën me armë banesën...
Raportohet për tentim të blerjave të votave në Strumicë dhe ...
Partia Demokratike ka festuar sot 26 vjetorin e themelimit, ...
PD-ja si në rang vendi dhe në rang lokal (Durrës) duhet të i...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë,...
Dita e krijimit të një partie politike nuk është një gjë për...
Ashtu siç parashikohej, brenda një kohe shumë të shkurtër Pr...
Katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili uli pragun p...
Policia e Shtetit finalizoi mbrëmjen e djeshme një operacion...
Denoion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, i s...
Te dashur miq, me 11 dhjetor te vitit 1990 studente, pedagog...
Situata në kampin qeveritar duket se është e tensionuar. Në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në s...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në bazë të dety...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar, i sh...
Sa prej jush kane mbushur dhembet me amalgame gjate jetes su...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...