Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga janari 2017 do të hyjnë në fuqi patentat e reja të makinave, ku sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor do të kemi 14 lloje leje drejtimi, nga 8 që janë aktualisht.
Specialisti i drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku, në intervistën e dhënë për gazetën ?Panorama? shpjegoi ndryshimet që do të kenë lejet e reja të drejtimit.
Duke folur për kategorizimet e reja, Bërxhiku shpjegoi se për shoferët që janë të pajisur me leje të kategorisë B mund të drejtojnë motorë deri në 125 kubikë, gjë e cila nuk lejohej më parë.
Ndërsa për kalimin e testimit të njohurive teorike, marzhi i lejuar i gabimeve është deri në 4 pyetje, nga 7 pyetje që është aktualisht.
Bërxhiku tha se lejet aktuale nuk zhvlerësohen deri në përfundimin e afatit të tyre dhe tarifa për patentat e reja mbetet e pandryshuar.
Kur do të nisë shpërndarja e patentave të reja dhe si do të ndryshojnë kategoritë për lejet e drejtimit?
Për lejet e drejtimit, ka një rikonceptim të procedurës në përputhje me direktivën europiane duke nisur që nga përgatitja e kandidatëve në autoshkolla me programe të reja, mënyra e testimit të kandidatëve dhe më pas pajisja kartonin e lejes të drejtimit.
Dhënia e lejeve të reja të drejtimit do të nisë nga muaji janar i vitit të ardhshëm e në vazhdim. Aktualisht janë 8 kategori për lejet e drejtimit, vitin e ardhshëm do të jenë 14 kategori të lejeve të drejtimit.
Pra do të ketë kategori të reja, sepse do të ketë një nëndarje specifike për çdo kategori me kodet përkatëse, si kategoria A1, B1, B2, të cilat përcaktohen më shumë nga karakteristikat e mjetit me rimorkio ose pa rimorkio, apo edhe nga fuqia motorike.
Përveç kësaj, kategoritë e lejeve të drejtimit janë me kode shtesë për kategori specifike si: personat me aftësi të kufizuara, leje të posaçme drejtimi për kuti shpejtësie manuale dhe për kuti shpejtësie automatike. Të gjitha do të shënohen me kode përkatëse të përcaktuara në vendimet e marra, pasi ana ligjore është e plotë edhe infrastruktura është e plotë nga ana e Drejtorisë së Transportit.
A sjell lehtësi për qytetarët shtimi i kategorive të lejeve të drejtimit?
Lehtësirat janë të përfshira në ekuivalencën e kategorive të lejeve të drejtimit, ku një lloj kategorie e caktuar e lejes së drejtimit është e vlefshme për nënkategori të caktuara. Si për shembull, leje aktuale e drejtimit për kategorinë B, pra për makinat është e vlefshme për kategori të caktuar motorësh deri në 125 kubikë. Ndërsa, në rast se kandidati aplikon për një kategori të re, atëherë do të testohet për njohuritë shtesë.
Kryesorja është rikonceptimi i programeve për marrjen e lejeve të drejtimit. Duke u nisur nga analiza për shkaqet e aksidenteve dhe sigurisë rrugore është arritur në përfundimin se në 80 për qind të aksidenteve, gabimi njerëzor është shkaktari kryesor. Në këtë rast, njohuritë e përfituara në autoshkolla për marrjen e lejes së drejtimit janë thelbësore dhe për këtë është shumë e rëndësishme përgatitja që bëhet para marrjes së lejes së drejtimit.
Ju po thoni që keni rikonceptuar programet dhe shtuar kategoritë e patentave, po dokumentacioni për aplikim nga qytetarët a është lehtësuar?
Pyetja juaj është e drejtë. Për sa i përket dokumentacionit që paraqitet nuk ka ndryshim sepse falë teknologjisë së informacionit, shumë prej gjeneraliteteve të personave për marrjen e lejes së drejtimit janë në regjistrin e Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, falë komunikimit online që ajo ka me institucionet përkatëse. Dokumentacioni është shumë i thjeshtë për t?u plotësuar, siç është karta e identitetit, vizitat mjekësore, për shembull kandidati nuk ka nevojë të paraqesë vërtetim për vendbanim, pasi këto janë në sistemin online të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit.
Si do të ndryshojë testimi për njohuritë teorike dhe praktike për kandidatët që do të pajisen me patentë të re?
Marrja në provim për njohuritë teorike dhe praktike do të ketë elemente shtesë kundrejt shmangies së vlerësimeve subjektive që mund t?u bëhen kandidatëve, apo elementëve të tjerë që përfliten për mënyrën e marrjes së testimit.
Për testimin e njohurive teorike, numri i pyetjeve ndryshon. Në mënyrë sasiore janë më shumë pyetje, por më të thjeshta në dhënien e përgjigjeve. Ndërsa marzhi i gabimeve do të jetë te 10 për qindëshi, nga 13 për qind që është aktualisht. Pra, nëse sot për 40 pyetje të testimit marzhi i lejuar i gabimit është 7, me ndryshimet për 40 pyetje, marzhi i gabimit të lejuar do të jetë 4.
Pra ulet marzhi i lejuar i gabimit dhe kjo është një masë që merret për shmangien e aksidenteve. Këto praktika janë të ngjashme me vendet si Italia, Holanda, apo Gjermania, që kanë të njëjtin prag kalimi për marrjen e testit.
Çfarë do të bëhet me patentat aktuale, a do të zhvlerësohen ato pas 1 janarit 2017?
Lejet aktuale të drejtimit do të jenë të vlefshme deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë që një drejtues ka në përdorim. Më tej, për rinovimin e tyre, procedura do të jetë e njëjtë, qytetarët do të pajisen me lejet e reja të drejtimit pa kosto shtesë, pra nuk parashikohet të ndryshojë tarifa për pajisjen me leje drejtimi.
Ndërsa tarifat e tjera të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit, që kanë të bëjnë me përgatitjen e kandidatëve, mund të kenë ndonjë ndryshim për efekt të indeksimit të inflacionit, por do të jenë pothuajse të pallogaritshme në koston e përgjithshme që i duhet të paguajë një qytetar në pajisjen e lejes së drejtimit. Pra, mund të themi që nuk pritet të ketë rritje për shpenzimet e nevojshme në marrjen e lejes së drejtimit.
Tv Klan ka mësuar detaje të reja në lidhje me letrën, që 41-...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj kryetares së...
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur sot...
Policia e Vlorës njoftoi pak më parë arrestimin e dy të mitu...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 39-vjeçar, i shpa...
Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj gjyqtarit Er...
Marrëdhënieve të Koço Kokëdhimës me Partinë Socialiste duket...
Mbledhja e grupit parlamentar socialist është shoqëruar sot ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar me qël...
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar, ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Brgu, i bëri thirr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku dy të...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka fajësuar sistemin e dr...
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fier ka r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një status në rr...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi reagoi...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësimin për zg...
Policia italiane ka dhënë një masë parandaluese për një shte...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...