web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mimoza Hafizi: Presidenti të zgjidhet nga populli, kemi firmat e 10 deputetëve

4 Dhjetor 2016, 08:23, Aktualitet CNA

Teksa po afron zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, kanë nisur diskutimet për mënyrën e zgjedhjes së tij.

Deputetja e partisë më të re politike, LIBRA, Mimoza Hafizi ka thënë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe për të shmangur debatet politike. Mesa duket se partia më e re ?Libra? është e vendosur t?i shkojë deri në fund presionit, që presidenti të zgjidhet nga populli.

Hafizi ka bërë me dije se edhe 8 deputetë të tjerë e duan këtë mënyrë zgjedhjeje të Presidentit.

?Ne kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Ende ky opsion nuk është ezauruar. Janë 10 deputetë që e kanë firmosur. Edhe dje në Parlament e diskutova. Po bëjmë presion që kjo çështje të rikthehet. Duhet të ishte shumë mirë që ky problem të zgjidhet nga vota popullore?, ka deklaruar dje nga Shkodra Mimoza Hafizi.

Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar partinë ?Lista e Barabartë? në Shkodër./ Citynews





Lajmet e fundit nga