web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takim me ekipin e Trump

2 Dhjetor 2016, 13:06, Aktualitet CNA

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e ekipit ?Rightvote?, organizues të fushatës presidenciale për zgjedhjen e Donald Trump, si President i 45-të i SHBA-ve, thanë burime zyrtare për Citynews.

Mësohet se ata kanë ardhur ditën e djeshme në Tiranë dhe sot në orën 10:00 kanë zhvilluar takim me Kreun e PD-së Lulzim Basha. Përfaqësuesit e këtij ekipi shoqëroheshin në këtë takim nga Shefi i Departamentit për Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore në PD.

Zyra e shtypit të PD-së ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim të Kreut demokrat. Por edhe nga pala e miqve amerikanë, gjithçka ka ngelur ende në heshtje, ndoshta për tu publikuar në një moment të dytë./ Citynews





Lajmet e fundit nga