web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagat dhe pensionet/ Berisha i përgjigjet Ramës: Në 8 vjet, qeveria e kaluar bëri rritje me 634 milionë dollarë

30 Nëntor 2016, 22:48, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve se qeveria e tij në një vit bëri rritje pagash me 100 milionë dollarë, ndërsa qeveria e kaluar, në 8 vjet, 124 milionë dollarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qeveria e tij, në 8 vite bëri rritje të pagave dhe pensioneve me 634 milionë dollarë, pa llogaritur shpërblimet e fundvitit.

“Mashtrim ordiner i piktorit xhahil dhe deshtak. Ai deklaroi:

“Në 8 vjet qeveria e kaluar bëri rritje me 124 milionë Dollarë. Ne në një vit 100 milionë Dollarë”.

Te dashur miq, 8 vitet e kaluara, librat e thesarit, qe piktori deshtak dhe xhahil nuk dine se çfare jane, deshmojne se ne 8 vjet qeveria e kaluar beri rritje te pagave dhe pensioneve me 634 milione dollare pa llogaritur shperblimet e fundvitit. Prandaj dhe rrogat e arsimit, shendetesise u rriten me 120-160%; rrogat dhe pensionet e ulta me 110%; rroga mesatare ne Shqiperi ishte me e larte se sa ne dy vende te BE! Por Ramen nuk e lejon injoranca te kuptoje se çfare flet!, shkruan Berisha





Lajmet e fundit nga