Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama, ku sulmoi deputetin gjerman Gunther Krichbaum, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (http://www.citynews.al/2016/11/video-rama-sulmon-deputetin-gjerman-ze-pa-mandat-dhe-i-kapur-nga-pd-ja/1)
Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Basha shkruan se duke e quajtur ?një zë të huaj? deputetin e Merkelit dhe deputetët e tjerë evropianë që kritikojnë qeverinë për mosplotësimin e kushteve, ka shpallur armiq gjysmën e Evropës.
Sipas Bashës, Kryeministri Rama ka humbur lidhjet me realitetin dhe shikon ëndrra me komunistë.
Postimi i plotë i Bashës:
Ndërsa po kthehem në Tiranë nga takimet me qytetarët plot halle dhe shqetësime të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës, dëgjova mesazhin që Edi Rama kishte lënë mbrapa për popullin e tij, ndërsa vetë është duke shijuar, prej dy ditësh, argëtime luksoze dhe ndeshje futbolli nëpër Itali e Gjermani.
Me gjuhen e plakur te genjeshtrave ditore Edi Rama shpalli armiq të tij dhe të shqiptarëve gjysmën e Shqipërisë dhe gjysmën e Europës, të gjithë ata që kanë guxuar ta kritikojnë.
Vulgariteti i zakonshëm dhe mentaliteti autokratik, përzjerë me arrogancën që jep pushteti dhe paraja, duket se e kanë shpërfytyruar Edi Ramën deri aty sa ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe ka filluar të shohë të njejtat ëndrra e përjetojë të njëjtat makthe si udhëheqësit e dikurshëm komunistë, mes të cilëve u lind dhe u edukua.
E vërteta është se as unë dhe as demokratët nuk jemi të gëzuar për vonesën e fillimit të negociatave me Bashkimin Europian. Përkundrazi, ne jemi shumë të shqetësuar.
Ne jemi të shqetësuar dhe të turpëruar që të gjitha mediat dhe politikanët e Europës po flasin për drogën e krimin në Shqipëri dhe rrezikun që ata ndjejnë nga kjo situatë. Por më e rëndësishmja është se, si të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, ne jemi të alarmuar që krimi dhe droga po shtine në dorë politikën dhe ekonominë e vendit, duke shkatërruar edhe shpresën e fundit të shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ne nuk mund të heshtim dhe nuk do të heshtim para kësaj situate. Askush nuk duhet të heshtë. Historia jonë ka treguar që sa herë ne kemi heshtur dhe kemi bërë kompromis me të keqen vetëm kemi vuajtur dhe kemi mbetur mbrapa.
E keqja Shqipërisë nuk i ka ardhur asnjëherë nga kritikët dhe nga zërat e lirë që kërkojnë liri, rend, të drejta dhe të vërtetën. E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga autokratët që pushtetin e kanë përdorur për t?u pasuruar për vete, duke shtypur çdo zë të lirë dhe çdokënd që guxon të mendojë ndryshe nga ata që ju kanë mbajtur ison.
E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga ata udhëheqës që për dështimet dhe të zezat që bëjnë vetë kanë fajësuar armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, konspiracionet nga Amerika në Europë; nga ata që betoheshin se bota le të flasë dhe armiku të pëlcasë, por ata do të vazhdonin të palëkundur në rrugën e tyre.
Edi Rama i shpalli sot deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe europianë armiq. Por të gjithë ne shqiptarët e dimë fare mirë se kanë qenë këta ?armiq? që kanë miratuar qindra milionë euro ndihmë për popullin shqiptar nga paratë e popujve të tyre, ndërkohë që Edi Rama i rrëmben çdo vit popullit të tij qindra miliona euro për vete dhe klientët e tij. Ne e dimë shumë mirë se ishin deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe të gjithë BE-së që hapën krahët për Shqipërinë dhe miratuan fillimisht marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave dhe më pas statusin e kandidatit të Shqipërisë. Nëse këta deputetë që Edi Rama i shpalli sot armiq do të ishin të tillë ne sot do të ishim shumë larg Evropës.
Në fakt deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe mediat evropiane po flasin kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe jo kundër shqiptarëve. Është Edi Rama që do të na bindë se ata janë armiqtë tanë. Por ata janë Europa, ku ne duam të shkojmë.
Së fundi, edhe një herë per ligjin e vetingut që Edi Rama përdor si pretekst të dështimit të tij. Partia Demokratike është pro vetingut dhe reformës në drejtësi. Ajo kërkon që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit, kushdo qofshin ata, demokratë, socialistë, pushtetarë, ish-pushtetarë, gjykatës, prokurorë apo zyrtarë të thjeshtë, të përgjigjen para drejtësisë. Ne do të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë që kjo të ndodhë.
Por Partia Demokratike nuk mund të pranojë dhe nuk do të lejojë që procesi i vetingut të bjerë në dorë të Edi Ramës dhe vartësave të tij. Vetingu i Edi Ramës është gjë e mirë vetëm për kriminelët me të cilët Edi Rama erdhi dhe qëndron në pushtet.
Unë nuk kam asnjë frikë nga vetingu. Nga vetingu kanë frikë Elvis Rroshi dhe kriminelët që kontrollojnë Edi Ramën.
Por unë nuk kam asnjë iluzion se një njeri që nuk guxon të shkarkojë nga detyra një përdhunues dhe trafikant droge të dënuar nga drejtësia evropiane mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.
Që të bëhemi pjesë e Europës, ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur nga çdo politikan, sikurse e ka Europa. Që të bëhemi pjesë e Europës, Shqipëria duhet të jetë pa drogë, qeveritarët të jenë të ndershëm dhe zgjedhjet e lira.
Por mbi të gjitha, këto janë kushtet themelore për të krijuar një shoqëri të denjë ku të gjithë shqiptarët të gjejnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre të cilën sot e gjejnë vetëm duke braktisur atdheun. /Citynews
Partia më e re në Shqipëri, LIBRA, e themeluar nga deputetët...
Një shtetas turk me banim në Tiranë ka përfunduar në prangat...
Një sasi lënde narkotike e llojeve kokainë, marijuanë dhe me...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e so...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Pri...
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ...
Gjatë komunikimit javër në rrjetet sociale, kryeministri Edi...
Në një shkrim botuar në web-in e Zërit të Amerikës tregohen ...
Një zyrtar i fushatës zgjedhore të ish-kandidates demokrate ...
Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Tepelenë...
Në Vlorë një i ri humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas nj...
Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi aksidentin fatal të ndo...
Krijohet për herë të parë Unioni i Bashkive dhe Komunave kry...
Ditën e djeshme, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr ...
Hasan Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat m...
Turqia ka arrestuar dy reporterët e dy mediave prestigjoze n...
Partia Demokratike akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Ra...
Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë ...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës s...
Deri më sot votonin dhe në emër të të vdekurve! Po tani?! Qe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...