Blushi tregon ndryshimin mes LSI dhe Rilindjes
Deputeti Ben Blushi, njëherësh themelues i LIBRA, tregoi so...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi nga studio e emisionit “Fiks Fare” se do të bashkëpunojë me kolegun e tij, atë të shëndetësisë, Ilir Beqaj, për ndërtimin e Spitalit Psikiatrik Ligjor. Përballë dy moderatorëve Devi dhe Dori, Manjani deklaroi se duhet të ndahet burgu nga spitali, duke ia kaluar përgjegjësinë kolegut të tij socialist. Për Zaharinë tha se është një burg për të ardhur keq.
“Nuk e konsiderojmë brënda standarteve që duhet të jetë. Shumë shpejt do gjejmë zgjidhje. Po pyetja që ngre është; Kur sëmureni ku shkoni?” tha ministri, ndërsa përgjigja e Devit dhe Dorit ishte e natyrshme: në spital. “E pra, kur sëmurëm do shkoj në spital. Kemi marrë bashkë me kolegun e shëndetësisë që të konsiderojmë spitalin spital dhe burgun burg” tha Manjani, ndërsa tha se, këta që janë në Zahari, bashkë me sëmundjen e kanë bërë edhe ndonjë krim, duke iu referuar të të dënuarit që u intervistua nga Fiks Fare në Zahari, se kishte shkuar në bankë për të marrë 20 mijë euro.
Ministri tha se, edhe të sëmurët që janë rrugëve kanë të njëjta kushte si ata në burg. “Sipas ligjit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar, kushdo që është i sëmurë pskik duhet të mos futet në burg, por duhet të dënohet me mjekim të detyrueshëm. Duhet ti çojnë në spital, por në kushtet që shteti nuk ka spital, ne i kemi mbyllur në një kuazi spital, por që i ka të dyja funksionet. Kjo do të thotë se autoriteti i burgut është roja, kurse autoriteti i shëndetit është spitali dhe kjo është që duhet ti ndajmë” vijoi Manjani.
Po pyetja e Fiksit, por edhe e të gjithëve është një: Kur do të ndërtohet Spitali Psikiatrik Ligjor? “Do të dya që bashkë me mua të vij edhe ministri i Shëndetësisë dhe ta diskutojmë të dy sëbashku në Fiks Fare bashkë me ju” tha se ministri, ndërsa moderatorët e pyetën se “do vini prapë këtu?”. “Patjetër, herës tjetër do vij me ministrin e Shëndetësisë për ku, kur si dhe saktë sa shpejt do të bëhet Spitali Psikiatrik Ligjor” përfundoi Manjani.
Fiks Fare i dorëzon Manjanit “Rrotën e Fiksit”
Më 18 tetor, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani do të shokonte mbarë opinionin, por edhe duke trazuar ujërat në kabinetin “Rama” për korrjen e hashashit në vënd: Njerëzit janë të bindur që kjo gjë ndodh në Shqipëri dhe mendoj se na takon neve të reagojmë në mënyrë proporcionale: nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen, o ndahemi tani, o nuk ndahemi më”.
Pas deklaratës në studio për burgun-spital të Zaharisë, Foni i dhuroi ministrit simbolin e Fiksit: Rrotën. “Kam kënaqësinë që në emër të Forcave të Armatosura, edhe në emrin tim personal si një oficer në rezervë, t’ju jap simbolin e Fiks Fare, për gjetjen që keni bërë ju që të angazhoni forcat e ushtrisë në mbledhjen dhe korrjen e hashashit pa firo për vitin 2016. Ku të vajti mëndja?” ishte motivacioni. Më pas, Manjani tha se është një shprehje e vjetër: i gjith populli ushtar. Në fund, ministri kishte edhe një mesazh për të gjithë zyrtarët e drejtësisë: bëjnë mirë të vijnë në Fiks Fare dhe të bëjnë vetingun se ky është vetingu më i saktë.
Deputeti Ben Blushi, njëherësh themelues i LIBRA, tregoi so...
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Çim Peka në Syri.net...
Mungesa e një Spitali Psikiatrik Ligjor ka detyruar shtetin ...
Themeluesi i LIBRA, njëherësh deputet i parlamentit, Ben Blu...
Në javën e të drejtave të fëmijëve, që I paraprin 20 Nëntori...
Organizata Freedom House njofton se liria e internetit në ni...
Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me disa nga komentuesit ...
Kreu i Kuvendit dhe LSI-së sot është faktori kryesor anti Ra...
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Kryetar të...
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot pasdite pranë Shtëpisë s...
Aktualisht duhen ndjekur më shumë zhvillimet në tregun e pas...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pak ditë më parë një ekspozit...
Një makinë në Fushë-Krujë ka shpërthyer pasditen e sotme. Më...
Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj i ka nisur një l...
Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, mbrojtësi i kombë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Sot ne takimin e perbashket te KKIE me Delegacionin e BE, Ko...
Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia italia...
Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë nga kompanitë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...