web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Policia zbardh vrasjen në Vlorë/ Krimi, për një makinë

12 Nëntor 2016, 09:31, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme, Policia arrestoi në flagrancë autorin e krimit, shtetasin Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, si dhe bashkëpunëtorin, shtetasin Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ne datë 11.11.2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u bë e mundur kapja e tij dhe të shokut të tij për përkrahje në kryerjen e krimit.

Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS (në pronësi të Marjos), të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin gusht të 2016.

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta persona janë të dy me precedent penal të mëparshëm; M.Ribaj i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E.Pango, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundrejt 2 ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtje pa leje?.





Lajmet e fundit nga