web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve më 2015/ Faturat dalëse në depo ishin 11 mln euro më shumë se importet

7 Nëntor 2016, 16:04, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një inspektimi në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, gjeti abuzime miliona euro me faturat e rimbursimit  të ilaçeve më 2015.
Në programin DEPO, i cili shërben për regjistrimin e inventarëve, faturat hyrëse dhe faturat dalëse, u konstatua se janë deklaruar më shumë shitje se sa hyrje të barnave të rimbursueshme, si nga depot, ashtu dhe nga rrjeti i hapur farmaceutik, gjithsej në shumën 1,627,500 mijë lekë.
Konkretisht nga auditimi i të dhënave të regjistruara në këtë program Kontrolli i Lartë i Shtetit  evidentoi këto problematika:

? Depo Farmaceutike rezultojnë të kenë mbyllur vitin 2015 (dhjetor 2015) me gjendje negative për 14 barna të rimbursueshme në shumën 1,086,307 mijë lekë, çka do të thotë që referuar të dhënave të sistemit, janë deklaruar shitje të barnave drejt rrjetit të hapur farmaceutik më shumë se sa deklarimi në hyrje i tyre.

? Nga përpunimi i të dhënave është konstatuar, se në 10 raste në bilancin shitje, konsum, gjendje të barnave të rimbursuara, rezulton një diferencë, ku vlera e rimbursuar është më e madhe se vlera e barnave të shitura nga depot dhe rrjeti farmaceutik me 541,192 mijë lekë.

? Në 16 raste janë regjistruar shitje me minus, të cilat rezultojnë të jenë kthime të barnave nga Qendrat Spitalore në drejtim të Depove Farmaceutike brenda datës së skadencës në shumën 7,731 mijë lekë, për barna si Ketosteril, Mircera syringe, Renvela, Zelboraf, etj., me argumentimin e nevojës për barna të tjera.

? Regjistrohen fatura shitje, kur sasia e barnave në faturë është më e madhe se gjendja e tyre; ? Nuk regjistrohen të dhëna për barnat që shkojnë tek subjektet që nuk kanë kontratë me FSDKSH për depo apo farmaci.

? Nuk ekzistojnë kontrolle për sasinë e barit të cilën subjekti blen dhe sasinë po për të njëjtin bar që i njëjti subjekt kthen, ku kthimi i tij regjistrohet si shitje me minus.

? Nuk rezulton të jetë bërë ndonjëherë gjatë vitit 2015 automatikisht apo manualisht kryqëzimi i të dhënave për hyrjet e barnave që depot deklarojnë, me të njëjtin informacion që ka Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM).

? Përditësimi i listës së farmacive dhe depove që gjenden në program bëhet vetëm dy herë në vit, një herë në lidhje të kontratës në fillim të vitit dhe herën tjetër me hyrjen në fuqi të listës së barnave, duke mos i update-uar në kohë këto subjekte për kontratat e reja, duke krijuar kushtet për regjistrime jo të sakta në këto raste.

? Nuk rezulton të ketë ndonjë krahasim të subjekteve farmaceutike regjistruar në sistemet Depo, Recetat Offline, E-farmacia me të dhënat për këto subjekte nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)./monitor





Lajmet e fundit nga