web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

(VIDEO) “Po fole për mua, të çava në dysh”/ Prova e bulizmit në shkollat 9 –vjeçare

5 Nëntor 2016, 22:07, Aktualitet CNA

Po the emrin tim të çava në dysh?

Kjo ndërhyrje gjatë mbledhjes së disa dëshmive mbi bulizmin është prova më e mirë se ky fenomen është shqetësues në shkollat 9 ? vjeçare.

?E bëjnë me të gjithë.?

Si ndihen shokët?

?Keq.?

Është e pamundur të realizosh intervistat.

Raportet tregojnë se 13 % e 11 ? vjeçarëve janë pre e bulizmit. Për psikologët, janë prindërit dhe shkollat ata që duhet të merren me parandalimin e fenomenit.

?Shumë nxënës nuk e dinë se çfarë është bulizmi?, shprehet psikologia Orjola Pampuri, ndërsa shton: ?Nuk e kuptojnë sepse ndonjëherë dhunën e shpjegojnë ose e përkthejnë thjeshtë dhunë fizike. Dhe nëse nuk preken fizikisht, ata nuk janë të dhunuar.?

Talljet që vijnë nga bashkëmoshatarët janë nga më të ndryshmet, duke i bërë personat e sulmuar të ndihen keq.

A ka ndodhur ndonjëherë të vesh në lojë apo të tallësh vazhdimisht shokët?

?Po.?

Shqetësimi që ngrenë psikologët janë pasojat në të ardhmen, për ata që bien pre e këtij agresiviteti.

?Është periudha më e rëndësishme për të dhe nëse ai do të dhunohet, ai do të tërhiqet, ai do të ketë vetëvlerësim e vetëbesim të ulët, vetësiguri po prap të ulët.?

Raportet tregojnë se 4 nga 10 fëmijë të moshës 11 ? 15 vjeç fyhen, dhunohen dhe persekutohen nga moshatarët apo pak më të rriturit, në ambientet e shkollës.





Lajmet e fundit nga