Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ditët e fundit kryeministri Edi Rama e ka rikthyer vëmendjen tek reforma në arsim duke e cilësuar atë si një arritje të qeverisë së tij. Gjithashtu, në një takim me pedagogët e universiteteve publike, kryeministri Rama tha se rrogat e tyre do të rriten me 15%.
Por, pedagogia e Gjuhe- Letersise, Prof. Dr. Dhurata Shehri, permes nje shkrimi ne gazeten “Panorama”, i eshte pergjigjur sot daljes se fundit publike te kryeministrit Rama qe lajmeronte rritjen e pagave ne sistemin arsimor.
Ne shkrimin me titull ?Në vend të një duartrokitjeje për Kryeministrin?, ajo ndalet vec te tjerash edhe te rritja e pageve, per te cilen thote se kishte tre vite qe ishin ulur per shkak te rritjes se takses nga 10% ne 15%.
Më poshtë shkrimi i pedagoges Dhurata Shehri
Dje Kryeministri Edi Rama organizoi një takim me pedagogët e universiteteve publike për t?u shpjeguar disa gjëra që ata nuk i dinin. Më konkretisht, ai i kishte thirrur pedagogët që t?u jepte një leksion për t?u shpjeguar atyre se:
? reforma në arsimin e lartë ishte shumë e mirë dhe se skeptikët duhet të stepeshin;
? se sistemi i konkurrimit dhe pranimit në universitete këtë vit ishte më i miri. Dhe si shpërblim për vëmendjen, për t?u dhënë sihariqin e një shtese page, që sipas tij ishte 15 %.
Ngaqë nuk isha e pranishme në atë takim, e ndoqa përmes mediave, si fjalën e Kryeministrit, ashtu edhe heshtjen e kolegëve të mi pedagogë të universiteteve publike, por meqenëse kam qenë dhe jam skeptike ndaj ligjit të ri të arsimit të lartë, përtej propagandës, nuk munda të marr ndonjë përgjigje të re për probleme të vjetra e të reja të arsimit të lartë shqiptar.
P.sh., Kryeministri nuk dha asnjë shpjegim se pse ligji, që ai e konsideron kaq të mrekullueshëm apo mrekullibërës dhe që ka të paktën një vit e një muaj që ka hyrë në fuqi, nuk është bërë ende i zbatueshëm për faktin e thjeshtë se qeveria e Kryeministrit Edi Rama nuk ka nxjerrë ende aktet nënligjore që do të bënin të mundur zbatimin e ligjit. Drafti i fundit i këtyre akteve nënligjore u shfaq, si gjithmonë, me urgjencë, për t?u parë me një afat 2-ditor nëpër e-mailet e stafit akademik në prag pushimesh dhe pas kësaj, ka tre muaj të tjerë që fle sirtarëve të zyrave të Qeverisë së Kryeministrit, pa u miratuar.
Universitetet publike shqiptare janë në prag të kolapsit për shkak të paaftësisë (në rastin më të mirë) të institucioneve përgjegjëse të shtetit për të bërë detyrën që u takon, nxjerrjen dhe miratimin e akteve nënligjore. Universitetet publike funksionojnë me një ligj të ri dhe me akte të vjetra që kundërshtohen prej të parit, me organe, statuse e rregullore të vjetra qkundërshtohen prej ligjit të ri reformator.
Universitetet, madje, as nuk mund të shpërndajnë drejt ngarkesën, se po presin ende udhëzimin e ri; as mund të zgjedhin organe të promovimit akademik, se po presin udhëzimin e ri; as mund të japin tituj akademikë, se po presin aktet e reja. Kolegët e mi që morën pjesë kokulur në monologun e Kryeministrit, mund t?ia kishin bërë një pyetje se kur ka ndërmend ta shoqërojë ligjin mrekullibërës me akte nënligjore, po aq mrekullibërëse.
Kishte ca kohë që ?sihariqi? për ngritjen, apo indeksimin e pagave po qarkullonte nëpër media e në ambiente akademike, por Kryeministri zgjodhi ditën e djeshme t?ua shpallte vetë pedagogëve duke ua shqiptuar shifrat me lekë të vjetra (se duken më shumë). Pagat indeksohen me 10-15% në varësi të kategorive, për shembull, profesorit, titullit më të lartë në hierarkinë akademike, i rritet paga me 10800 lekë, ndërkohë që prej tri vitesh, rroga e tij është ulur prej rritjes së taksës nga 10 në 15 %.
Po përtej indeksimit, apo rritjes siç pëlqen ta quajë, Kryeministri ?harroi? të sqarojë kolegët pjesëmarrës në atë takim se në ligjin e tij reformues rrogat e pedagogëve nuk garantohen më, pasi ai e ka hequr grantin e pakushtëzuar të pagave që përballohej më parë nga buxheti i shtetit. Kryeministri bishtnoi duke bërë krahasimin me qeverinë e para tri viteve, por sot dhe në tri vitet e qeverisjes së tij pedagogët e universiteteve publike kanë të garantuara paga vetëm për 9-10 muaj në vit. Ndoshta me indeksimin që premton në mars, edhe më pak se 9 muaj.
Sa për studentët dhe pranimet e tyre në universitete, Kryeministri harroi të shpjegonte sepse pikërisht në ditën që ai po fliste për suksesin e pranimeve në universitete, po mbyllej faza e gjashtë e pranimit, dhe sipas të dhënave që na ofronte sistemi i ri i pranimit, rezultojnë ende të pambushura kuotat e degëve të preferuara ndër vite nga studentët shqiptarë: Drejtësia, 40 vende; Informatika, 51 vende; Financa, 47 vende; Administrim biznesi, 100 vende; Gazetaria 20 vende, Inxhinieria elektronike 29 vende; Inxhinieria e ndërtimit 39 vende; Arkitektura 19 vende; Farmacia 18 vende; Stomatologjia 10 vende e kështu me radhë.
Çuditërisht, nuk gjen asnjë të dhënë për kuota të lira nga universitetet jopublike në portalin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve (klasifikimi. ualbania.rash.al). Nëse Kryeministri ka dashur të ndryshojë trendin e preferencave të studentëve shqiptarë për degët më të kërkuara të universiteteve publike, ka qenë vërtet i suksesshëm. Megjithatë, për një gjë Kryeministri duhet falënderuar.
Për t?ua dhënë gjithë këto informacione, përmes leksionit të tij, në ndryshim nga mësuesit apo akademikët, ai i nderoi më shumë pedagogët, pasi nuk i thirri në Kryeministri, por harxhoi pak minuta për të shkuar deri tek Universiteti Politeknik ku i kish mbledhur.
Partia Demokratike është vënë së fundmi në vijën e parë të f...
Matilda ka qenë një natyrë pasionante dhe një rrebele me plo...
Muaji nëntor do të shënojë edhe nisjen e procesit të ndarjes...
Pak ditë më parë Kryesia e Partisë Socialiste emëroi delegat...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Lulishtja që po rregullohet në lagjen “Manush Alimani” në Sh...
Ndërron jetë në spitalin e Lushnjës shtetasi N.F, 74 vjeç, b...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për mediat ...
Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar pas dekor...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konkluzionin se vra...
Sot lexova me një frymë një letër nga njeriu i Zotit, Dom G...
Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbledhja e...
Deputeti socialist Tom Doshi ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj ...
“Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë dukuri të cilat...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dë...
Zhvillimi teknologjik i viteve të fundit dhe përdorimi në ma...
I dashur A., Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pa...
Presidenca hedh poshtë ato që i quan sulme e provokime nga n...
Edhe pak dhe bëhet një vit që nga miratimi më 17 dhjetor 201...
Tre kandidatët për kryetar të LSI-së në zgjedhjet e 6 Nëntor...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...