web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE SKANDALI/ Koncensioni i Rrugës Durrës-Kukës, IFC skualifikoi firmën fituese të qeverisë

24 Tetor 2016, 11:08, Aktualitet CNA

Skandali për dhënien me koncesion të segmentit rrugor Milot-Morinë vazhdon të thellohet më tej.

Pas publikimit se ankimimi i subjektit ishte antiligjor dhe skandalit të KPP-së që përmbysi fituesin vjen një tjetër dokument që tregon se koncesioni është një mega-skandal korruptiv i KPP-së dhe qeverisë të kryeministrit Rama. Dy institucione në varësi të tij përplasen për subjektet, por Ministria e Transporteve në vlerësimin dhe shpalljen e fituesit duket qartazi se ka vlerësuar edhe rekomandimet e IFC-së, institucionit konsulent në këtë procedurë.

IFC, në një document dërguar ish ministrit Haxhinasto disa ditë pwrpara shpalljes së fituesit, rekomandon skualifikimin e njërit prej subjeketeve, i cili skualifikohet nga Ministria e Transporteve por më pas shpallet fitues nga KPP-ja.

Citynews sjell ekskluzivisht dokumentin e IFC (International Finance Corporation), konsulente e qeverisë shqiptare dhe pjesë e Bankës Botërore, drejtuar ish ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ku e këshillon këtë të fundit mbi tenderin për segmentin rrugor të Rrugës së Kombit, Milot-Morinë.

Citynews ka sjellë më herët lajme të bazuara në dokumenta zyrtare Lexo (http://www.citynews.al/2016/10/ekskluzive-skandali-durres-kukes-dhe-koncensioni-korruptiv-qe-grabit-taksat-e-shqiptareve/1) http://www.citynews.al/2016/10/dokumentat-skandal-me-koncesionin-e-rruges-durres-kukes-ankimi-u-pranua-jashte-afatit-ligjor/1 ku tregohet se e gjithë procedura e ndjekur për dhënien e këtij tenderi është një aferë e pastër korruptive. KPP-ja (Komisoni I Prokurimit Publik), në mënyrë të shpejtë, të dyshimtë dhe në shkelje të hapur me afatet ligjore shpalli fitues konsorciumin Catalyst Viva Das General Constructing LLC, bashkim i kompanive ?Salillari?, ?Vioalp Ateve?, ?Bee Tech? dge ?Kastrati?, I cili më parë ishte skualifikuar nga Komisioni I Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Siç shihet edhe në dokument, IFC e këshillon ish ministrin Haxhinasto se, konsorciumi Vendeka, e cila u shpall fituese nga Komisioni I Vlerësimit të Ofertave (KVO), plotëson të gjitha kushtet për të qenë fituese e tenderit në fjalë. Por K.P.P (Komisioni I Prokurimit Publik) në shkelje flagrante të ligjit, duke pranuar me 4 ditë vonesë ankimimin e konsorciumit Catalyst, ka shpallur fituese këtë të fundit.

Siç shihet edhe në dokumentin zyrtar të IFC-së drejtuar ish ministrit Edmond Haxhinasto më datë 18 Korrik 2016, 4 ditë para se KVO të jepte vendimin, të siguruar ekskluzivisht nga Citynews, faqja nr.1, thuhet se, konsorciumi Vendeka ka treguar eksperiencën e duhur për projekte të tilla, ndërsa në faqen 2 të dokumentit shtohet se, ky konsorciium ka bërë një ofertë më të lartë se konsorciumi I shpallur fitues në fund nga KPP-ja, me rreth 103 milionë euro më shumë.

Në fund të dokumentit, IFC këshillon ish ministrin Haxhinasto se, konsorciumi Catalyst nuk ka kualifikimin e duhur krahasuar me konsorciumin Vendeka. Kjo gjë është reflektuar nga ish ministri I Transporteve, I cili më disa ditë pas shpalljes së fituesit nga KPP-ja (datë 26 Gusht 2016) I kërkon titullarit të kësaj të fundit të lihet në fuqi vendimi I Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe të mos pranohet ankimi nga ana e konsorciumit Catalyst pasi është në shkelje të afateve ligjore.

Dokumenti mban firmën dhe vulën e Georgi Petrov, menaxher I rajonit për Transportet dhe Shërbimet në Europën dhe Azinë Qëndrore.

Të gjitha këto dokumenta të publikuara ekskluzivisht nga Citynews tregojnë se e gjithë procedura e ndjekur nga Komisioni I Prokurimit Publik është e jashtëligjshme dhe një afire e pastër korruptive. /Citynews





Lajmet e fundit nga