Ku humbën shqiptarët?
I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. E...
Në kapërcyellin e vitit 1981 , pyetja nëse je shqiptar apo jo nuk bëhej kaq e sofistikuar në tone intelektuale. Rregjimi serb sapo kishte shtypur me tanke demonstratat që përfshinë Kosovën. Pushtuesit, bashkë me lakejtë e tyre të tipit Mehmet Maliqi, nisën procesin famëkeq të Diferencimit. Thelbi I tij ishte se në çdo institucion, ndërmarrje, deri në fshatrat më të humbura të Kosovës, në mbledhje publike, çdo individ shqiptar duhet të deklaronte përkatësine e tij. Duhet të zgjidhte : është shqiptar apo jugosllav. Kush nuk distancohej nga demonstratat , kush deklaronte se ishte shqiptar, automatikisht humbiste vendin e punës, ndërkohë që burgjet mbusheshin me cilindo që shprehte dhe rezistencën më të vogël verbale. Gjithë institucionet u zbrazën nga shqiptarët, shkollat shqipe u mbyllën .Deri dhe kirurgët I dëbuan nga sallat e operacioneve vetëm sepse thanë që janë shqiptarë. Pyetjes ekzistenciale shumica absolute e shqiptarëve nuk I bënë dredha. Segregacionit ju përgjigjën me struktura paralele duke I kthyer bodrumet e shtëpive në klasa ku mësohej shqip, historia e Skënderbeut dhe ku këndohej himni I flamurit .
Gjatë pothuajse një shekulli pushtim të Kosovës , Beogradi e kishte ndërtuar strategjinë e tij mbi dy boshte. I pari ishte dëbimi masiv, doktrina e Cubrilovicit. Beogradi kishte një marrëveshje me Ankaranë për të deportuar drejt Turqisë shqiptarët që jetonin nën Jugosllavi. Trenat me shqiptarë që inkurajoheshin me të gjitha format për të braktisur Kosovën niseshin nga Prishtina e Shkupi dhe përfundonin në Stamboll. Kjo ka vazhduar në mënyrë konstante gjatë viteve 20 dhe 30. Kjo është dhe arsyeja përse Turqia sot numëron gati 5 milionë shtetas me origjinë shqiptare. Me shqiptarët që nuk u larguan Beogradi ndoqi tjetër strategji. U përpoq të modifikojë identitetin e tyre. Në shumë forma. Fillimisht duke ushqyer tezën se shqiptarët e Kosovës janë ndryshe nga ata të Shqipërisë. Ndërkohë që Enveri po ndërtonte njeriun e ri , Tito po krijonte homos yougosllavus. U krijuan simbole të rrejshme si Bojo-Ramizi, dy ?vëllamë?, njëri serb dhe tjetri shqiptar që u vranë duke mbrojtur njëri tjetrin nga pushtuesi. Ishte koha e Bashkim Vëllazërimit, sloganit mbi të cilin ishte ndërtuar Jugosllavia e Titos.
Elita e Kosovës dhe në ditët e saj më të zeza refuzoi të bjerë në këtë grackë. Për ?malokët? e Drenicës as që bëhej fjalë. Në kulmin e çdo shtëpie në Kosovë kishte një antenë satelitore që kapte valët e RTSH. Pavarësisht se televizioni shqiptar emetonte ideologji komuniste sa të gjithë televizionet bashkë nga Berlini Lindor në Vladivastok, sërish antenat e Kosovës ishin drejtuar nga Tirana si minaret e xhamive të Bosnjës nga Meka. Për një arsye fare të thjeshtë. Donin të dëgjonin shqipen e pacensuar nga Beogradi.
Dështimi më I madh I Serbisë për të ndryshuar ADN e shqiptarëve të Kosovës është gjuha standarte. Në mënyrë përfide u përpoqën të luajnë me nuancat që sjellin në gjuhë dialektet. Ju keni gjuhën gege , atë duhet të keni si gjuhë zyrtare në Jugosllavi, ishte presioni që I bënë elitës së Prishtinës. Por askush nuk ra në këtë grackë. Në kongresin e drejtëshkrimit, gjithë përfaqësuesit nga Prishtina, nënshkruan në Tiranë projektin e gjuhës standarte shqipe. Sigurisht meritë ka dhe kreu I atëherëshëm I Kosovës, Mahmut Bakalli.
Bashkimi dhe ndarja e një kombi fillon nga gjuha pastaj historia. Si mund të ndahet Pjetër Bogdani nga MarinBarleti, Ismail Qemali nga Isa Boletini, Kadare nga Qosja, Adem Jashari nga Çerçiz Topulli, Mehmet Kraja nga Dritëro Agolli, Ali Podrimja nga Xhevahir Spahiu. E kështu me rradhë e kështu pa fund. Janë argumente kaq bazike sa mësohen bashkë me abetaren. Po cfarë janë këta që shpallin gafën e kombit kosovar , që ngatërrojnë shtetin me kombin ? Nostalgjikë të Bashkim Vëllazërimit të Titos, sigurisht. E vetmja gjë që nuk kemi të përbashkët në art me titistët e Prishtinës është turbofolku I Cecës. Telefonata e fundit që pati Vaçe Zela para se të ikte në amëshim ishte ajo e Nexhmije Pagarushës.
Në vitet 80, në Kosovë zhvillohej dhe lufta e simboleve. Njerëzit identifikoheshin si titistë dhe enveristë. Kishte një idolatri gati ekstreme për dy udhëheqësit që kishin dominuar për katër dekada shtetet respektive. Titistët krejt të pakët në numër I përkisnin elitës së emëruar nga Beogradi, që gëzonte privilegjet e nomeklaturës, që pranonte identitetin jugosllav , që përqeshte varfërinë ekstreme të Shqipërisë dhe I gëzohej një makine Zastava dhe pushimeve në Ulqin. Pranonin të fyheshin nga pushtuesi , mjaft që të kishin statusin e të parit të fshatit.
Kurdoherë I kam përbuzur enveristët, por jo ata të Kosovës së viteve 80. Madje këta meritojnë respekt në idealizmin e tyre naiv. Në agoninë e jetës së tij politike, që e kishte nisur si zar i Dushan Mugoshës, Enver Hoxha ndikoi në krijimin e LPK. Eshtë ajo struktura që dy dekada më pas do ishte shtabi I UCK. Atëhere ishin të rinj idealistë që për të refuzuar Titon detyroheshin të zgjidhnin Enver Hoxhën. Për një arsye të vetme : ishte kryetar I shtetit amë. Me shëmbjen e regjimit komunist kuptuan burgun e madh që kishte ndërtuar Hoxha, por kjo nuk ndryshoi qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë.
Kjo ndarje mes atyre që sytë I kishin nga Tirana dhe atyre që ekzaltoheshin nga këngët e Cecës vazhdoi deri sa UCK nisi luftën. Ndërkohë që në Drenicë luftohej , në çajtoret e Prishtinës apogjetët e sotëm të kombit kosovar ankoheshin se ?malokët po na qesin telashe?. Në fakt kishin arsye të shqetësoheshin. Betimi I UCK ishte për bashkimin e gjithë trojeve etnike. UÇK I jepte fund projektit të Bashkim Vellazërimit jugosllav. Bashkë me atë do humbisnin zastavat e etërve dhe ëndrën për karrierë personale në Jugosllavi. Monumenti I vënë me përdhunë në qendër të Prishtinës, ai I Bojo-Ramizit do shkulej që ditën e parë të lirisë për tu zevendësuar nga ato të heronjve të përbashkët të kombit shqiptar, Adem Jasharit, më I ndritshmi prej tyre.
Titistëve të ?kombit? kosovar u vlen tu kujtohet në çdo cast se shqiptarët nga të dyja anët e Drinit vetëm dy elementë nuk kanë të përbashkët : Bojo-Ramizin dhe Cecën. Mund tu tolerohet që në rininë e tyre të hershme masturboheshin me cicat e Cecës. Tek e fundit shpina e kërrusur e Nënë Terezës nuk është aq joshëse për një adoleshent. Por tani që shumica e tyre janë burra me thinja dhe cicat e Cecës kanë filluar të fishken dhe varen nuk kanë përse të kenë më nostalgji. Sigurisht nëse janë të lirë . Aq të lirë sa të kuptojnë të vërtetën e thjeshtë që jemi një komb në dy shtete. Sepse dreqi e mori askush nuk e blen dot të kaluarën e vet dhe të familjes së vet.
I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. E...
Faqja që ve në lojë, tall dhe denoncon politikanët dhe polit...
Ditën e sotme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bë...
“Edi Rama dhe krimi janë bërë një sepse Edi Rama erdhi në pu...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh ngushëllimet pë...
Në Ditën Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë ministri Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përcjell një mes...
Vizita në Beograd, Ramës i duhej. Duhej sajuar edhe sikur të...
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 72-vjetorin e lindj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku flet...
Arian Galdini ka qene sot i ftuar ne Kongresin e Partise se ...
Një gërvishtje e vogël mes dy makinash para QTU-së ka shkakt...
Pamje shumë të rënda këto që vijnë nga qyteti i Fushë-Krujës...
Një nga ministret e Edi Ramë që mund të futet në rubrikën “P...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salçi...
Nga maja e Universitetit mesdhetar, ku diplomen mund ta marr...
Një raport i fundit i drejtorisë ekonomike të Komisionit Eur...
Nuk dua të vish tek unë pasi ke dalë nga dushi. Mashkulli s’...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur tak...
Kreu i LSI-së Ilir Meta, dje, ka ripërsëritur propozimin e t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...