Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga disa informacione të fundit të emetuara në eter duket se një grup ?shkencëtarësh? brenda kryeministrisë kanë nisur e përgatitur një nismë ligjore. Para pak ditësh, ata kanë paraqitur tek përfaqësuesit e katër shërbimeve inteligjente në vend një projekt të ri për të ndryshuar bazën ligjore rregulluese mbi varësitë dhe kontrollin e këtyre shërbimeve.
Shërbimi Informativ i Ushtrisë (SHIU) pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pranë Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKBB) pranë Ministrisë së Drejtësisë e kanë varësinë financiare dhe administrative pranë ministrisë së linjës përkatëse; ndërsa dosjet e evidencës operative dhe vetë puna operative hetimore i kontrollohen vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Komisioni i posaçëm parlamentar (apo ndonjë nënkomision i tij). Në fakt, aktualisht, SHIU dhe SHKB normalisht janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisjes së Rilindjes, pra dhe vetë Ramës. SHKBB është nën një ministër dhe me një drejtor të LSI. Ky shërbim i fundit ka një bazë ligjore tepër të vjetruar, të cunguar e të paplotë, dhe deri më sot është dhe tepër i dobët financiarisht.
Nga ana tjetër, Shërbimi Informativ i Shtetit, që është dhe agjencia kryesore e inteligjencës, varësinë e vet e ka të dyanshme kryeministër-president në marrje detyrash dhe raportim. Por, nisur dhe nga procedura e emërim-shkarkimit të titullarit të këtij institucioni, ai ka dhe shfaq, në njëfarë mënyre, një varësi të ndjeshme nga Presidenti i Republikës. Dhe, ndërkohë, edhe pse sipas ligjit, në këtë institucion emërohet një përfaqësues i kryeministrit, kryetari i këtij institucioni, gjithashtu, raporton dhe kontrollohet po nga Kryeministri, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me anë të përfaqësuesit të tij, pra kryeinspektorit të atashuar pranë kësaj strukture që, siç u tha më sipër, është emërtesë direkte e kryeministrit. Po ashtu, puna operative-hetimore e këtij institucioni dhe drejtuesit të tij sërish mund të kontrollohet vetëm nga një komision i posaçëm parlamentar.
Siç rezulton gjithashtu nga mjaft informacione, të katër përfaqësuesit e shërbimeve ishin deklaruar në mënyrë të hapur ose të tërthortë kundër paketës së propozimeve dhe refuzuan të hidhnin firmën e dakordësisë mbi materialin e paraqitur. Mbi të gjitha, ata kanë sugjeruar dhe shumë ndryshime mbi të. Takimi i radhës është lënë për të shtunën me shpresë se grupi i kryeministrisë do të reflektojë mbi sugjerimet e bëra. Në thelb të projektit të propozuar nga ana e kryeministrisë ishin disa ndryshime të mirë-projektuara në ligjet përkatëse. Madje, orientimi kryesor ishte të shkruarit e ligjeve të reja të bazuara në idenë e krijimit të një super- ministri shteti, tek i cili do të raportonin gjerësisht e vazhdimisht të katër shërbimet e inteligjencës. Prej tij synohen të kontrollohen, monitorohen e korrigjohen dhe e gjithë veprimtaria e tyre. Projektuesit e këtij projekt ligji e kanë prezantuar atë si një eksperiencë të huazuar nga Gjermania. Duke pasur parasysh që SHIU dhe SHKB kontrollohen po nga rilindja, por dhe që SHKBB në veprimtarinë e vet është tepër e papërfillshme dhe nën kapacitet për momentin, më shumë se dyshim, nënkuptohet se kjo nismë është bërë më shumë për të futur nën darën e plotë të kontrollit kryeministror edhe SHISH. Është ky i fundit që për nga volumet, pesha dhe rëndësia i kalon me 100-fish të tre shërbimet e tjera të marra së bashku. E thënë ndryshe, me një nismë të tillë, qoftë dhe tërthorazi, synohen të merren kompetenca të parlamentit dhe sidomos presidentit në kontrollin e këtyre shërbimeve.
Kjo nuk është hera e parë, madje është një histori shumëvjeçare e çdo kryeministri, veçanërisht i kryeministrit rilindës. Pra, është një tendencë në rritje e kryeministrit të sotëm që me çdo nisme ligjore priret e synon të akumulojë sa më shumë pushtete rreth fronit të tij, gati-gati me një stil të ngjashëm me vitet e fundit me ?sulltanit? Erdogan, në Turqi apo ?carit? Putin, në Rusi.
Pra, mbasi kemi parë reduktimin e kompetencave të presidentit në fushën e diplomacisë, reduktimin e rolit të tij në forcat e armatosura pavarësisht se është dhe komandant i përgjithshëm i tyre, madje tashmë dhe pakësimin e ndjeshëm të ndikimit dhe rolit të tij në sistemin e drejtësisë, duke mos qenë më Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, apo duke mos pasur me tagrin ligjor për emërime dhe vlerësime të gjykatësve e prokurorëve apo për masa disiplinore ndaj tyre. Në radhë të parë, mund të pohohet haptazi se, që nga miratimi i kushtetutës tonë të parë demokratike, presidenti nuk ka qenë kurrë një nga problemet e këtij vendi apo qofte edhe pjese e problemeve të shumta që kemi përjetuar e përjetojmë në vazhdimësi. Pra, një reduktim i rolit të tij ka qenë tejet i panevojshëm, bile i dëmshëm. Ai në thelbin e vet ka cenuar e cenon sistemin e ?check and balance? në sistemin tonë politik.
Por kjo lëvizje e fundit e Ramës për t?i hequr postit të presidentit ndikimin që ka pasur dhe ende ka mbi agjencinë mëmë të inteligjencës, pak para zgjedhjeve të presidentit të ri të vendit, pikërisht disa muaj para fillimit të detyrës së këtij presidenti, në 24 korrik 2017, të çon në dyshimin jo të vogël për qëllimin e motivimin e tij.
Sigurisht është spekuluar shumë kohët e fundit se kryetari i parlamentit mund të zgjidhet me konsensus brenda mazhorancës, madje dhe me ndonjë votë plus nga kampi i djathtë. Kemi parë e dëgjuar dhe për ftesa të ardhura nga kampi rilindës që ai është personi i duhur për ta zënë atë vend. Gjithashtu, është folur shumë dhe dihet se sa mosbesuese edhe sa të tensionuara janë marrëdhëniet midis dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës. Nisur nga kjo, mund të spekulohet lirisht se Rama po synon të zhveshë nga fuqitë e fundit presidentin e vendit, për të pasur një president të dobët, qoftë ky një Metë me fuqi të dukshme. Pra, ai po kërkon një kryetar shteti të veshur me pushtet vetëm honorifik, simbolik e protokollar. Në kushte të tilla, edhe për Metën, nëse e pranon këtë kandidim, është vështirë që të ndërtohet një profil moral i presidentit mbi palët. Dhe, ndërkohë, në prapaskenë të mbështetet për pak fuqi të shtuar tek partia e tij (pavarësisht se ai nuk do të jetë me pjesë e saj) dhe do të përpiqet ta ruajë ndikimin mbi të. Aq më tepër, duke supozuar se ajo parti do të ruajë apo do të rrisë peshën e vet specifike të fituar kohët e fundit, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë atë të domosdoshme në formimin e çdo qeverie të ardhshme.
Sidoqoftë, në çdo rast, akumulimi i mëtejshëm i pushteteve nga kryeministri në detyrë, që po dëmton, deri dërrmon, helmon e ka sëmurë çdo fushë të jetesës së vendit, çdo gjë që prek e ndryshon, nuk mund të sjellë asgjë të mirë. Mbetet të shpresohet se të gjitha forcat politike jashtë rilindjes do të bashkohen e ngrihen në lartësinë e detyrës dhe ta frenojnë këtë ?ethe pushteti? me çdo mjet politik e angazhim të mundshëm.
Ka disa detaje, por edhe fakte te pretenduara se video e pub...
Policia e Tiranës në një aksion anti-kanabis në Bizë të Mart...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjet...
Komisionit Europian ka dhënë bekimin për paketën e paraqitur...
Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim ka reaguar pas kërk...
Dite e mbushur me dashuri do jete kjo e sotmja për ata qe ja...
Moderatori i emisionit Stop në TV Klan duke folur në emision...
Gazetari investigativ, Leonard Bakillari ka akuzuar moderato...
Prokurori i denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’ n...
Fatos Lusha oficer i Prokurorise së Tiranës te njësia taske...
Prokurori i Prizrenit ka folur për sulmin fizik ndaj deputet...
Një rast flagrant korrupsioni është zbuluar nga emisioni inv...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas videos publikuar nga ...
Emisioni Stop ne TV Klan ka publikuar nje video ku nje ofice...
Në Zululandin e sotëm, ne TemA TV, Mustafa Nano (pa asnjë të...
Ligjërimi i prostitucionit është një ide e keqe, një politik...
Në pjesën e dytë të triptikut tonë nuk do të vazhdojmë me ci...
Analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar sot se fabrikat e rici...
Heshtja e Klosit, ish-drejtuesit të shërbimit të fshehtë, dh...
Nga Avokati Altin GoxhajKUR DO TE NGREJE NJE KOMISION HETIMO...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...