web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një kryetar PD-je në mbjelljet e drogës?!

14 Shtator 2016, 13:42, Aktualitet CNA

Mbjellja e kanabisit, mbullimi i Shqipërise me bimën “cudiberese”, përfshirja e policisë ne kete krim nuk po përbën më lajm për mediat. Çdo ditë raportohen dhjetra mijë rrënjë të korrura anë e kënd Shqipërisë.

Përjashtim nuk bën edhe Korça ku operacione të shpeshta policie raportojnë për dhjetra mijë rrënjë të korrura por kjo zonë ka përjashtim. Ka heshtje politike dhe asnjë denoncim, përjashto ato të bëra nga Sali Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital.

Ish-kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë akuzoi në parlament por edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se Niko Peleshi zv/kryeministri i vendit është përgjegjësi kryesor për mbjelljen e kanabisit në zonën e Korçës.

Një akuzë e fortë që PD në Korçë e kaloi në heshtje. As PD lokale dhe asnj kreu i saj nuk folën e nuk reagun ndaj një denoncimi që do ju jepte jo pak pikë në opinion. Por këtu fillon edhe analiza dhe dyshimet për përfshirjen edhe të ndonjë drejtuesi të PD, ndoshta vetë kryetarit të PD Korçë në pazaret e drogës.

Andrea Mano kreu i PD në Korçë njihet për lidhjet e tij per persona që kanë probleme të forta me ligjin. Mano heshti përpara akuzave të Berishës sepse njihet si mik i vjetër dhe shok fëmijërie i Niko Peleshit, përtej kësaj ata kanë qenë ortakë në biznese, kjo duket të jetë arsyeja e parë pse heshti PD-ja në Korçë për drogën.

Një arsye e dytë mund të jetë edhe përfshirja e vetë Andrea Manos në mbjelljen masive të kanabisit, ndoshta kështu mund të shpjegohet heshtja e tij.

Miqësia e tyre nuk mungon, akuza e Berishës është e fortë dhe direkte, PD-ja lokale as nuk guxon ta shpërndajë në rrjetet sociale e jo më ta denoncojë në ndonjë konferencë shtypi. Heshtje vari që implikon kryetarin e PD-së në Korçë ,Andrea Mano. Përtej ortakërisë, miqësisë historike dhe biznesit, në rast se akuzat e Berishës qëndrojnë dhe kryetari i PD Korçë vazhdon hesht janë dy arsye. E para ose gënjen Sali Berisha ose Andrea Mano është i përfshirë në kultivimin e drogës.

E vërteta do kohë të zbardhet por denoncimet e Berishës kanë rezultuar shpesh të tilla./CityNEWS

 





Lajmet e fundit nga