Ja si u masakrua biznesmeni i huaj/ Deshmitaret rrefejne dhunen
Një biznesmen me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze ësh...
Shitësi Tiberio Bentivoglio i mbijetoi një sulmi me armë, dyqani i tij është djegur disa herë. Ai refuzon të paguajë shumën që kërkon klani i Ndraghetas nga tregtarët. Për shumë vetë – një hero i luftës kundër mafias.
Sulm i mafias për të vrarë rebeluesin
Duket si një mrekulli që ende ky dyqan ekziston. Tiberio Ventivoglio ka marrë ndihma nga organizatat kundër mafias dhe nga politika. Në të gjithë Italinë janë mbledhur donacione për të. Kur dyqani u rihap, erdhën në ceremoni 5.600 vetë në shenjë solidariteti. Kjo sepse Tiberio ka guxuar diçka që nuk e bëjnë shumë vetë në Kalabri: Ai i ka dalë kundër Ndraghetas, mafias kalabreze. Megjithatë ai nuk ndjehet fitimtar. Për këtë kam paguar një çmim të lartë, thotë Tiberio. Pas denoncimit që pasoi me dënimin e tre mafiozëve, Tiberio u rrezikua me jetë. “Një vit më pas më goditën disa plumba në kurriz. Kanë qëlluar gjashtë herë me një pistoletë të kalibrit 7,65. Ka qenë një mrekulli që kam mbijetuar. Në spital pas operacionit më thanë se ka qenë tentativë për vrasje.”
Historia e vuajtjes së Tiberio Bentivoglios zgjat prej 14 vjetësh. Që nga fundi i viteve 70-të, ai shet artikuj për fëmijë të vegjël në perëndim të “Reggio Calabrias”. Tiberio shiste krevate, veshje fëmijësh, bebelino. Nga viti 1992 situata ndryshoi, kur klani dërgoi njerëz që të merrnin para me shantazh. Shitësi i ktheu duarbosh përfaqësuesit e klanit. Ajo që pasoi ishin sulmet, por edhe vetmia. “Në lagjen ku jetoj, unë e padita Ndraghetan, por edhe njerëz të kishës e të politikës. Pas kësaj ngela vetëm. Një izolim drejt dështimit. Askush nuk futej më në dyqan. Zgjidhja e vetme ishte të largohesha.”
I lodhur por i padorëzuar
Por Tiberio qëndroi, filloi të shiste mallin para dyqanit të djegur, deri në tentativën për vrasje në 2011-n. Nga ajo kohë ai çalon për shkak të një plumbi në këmbë. Por dyqanin arriti ta rihapë në një vend tjetër. “Pesë vjet e gjysmë gjithë vuajtje, se nuk është e lehtë të jetosh me roje. Ne donim thjesht të ishim tregtarë, dhe ja ku jemi, me një dyqan të ruajtur nga ushtarë. ”
Dyqani ku shet tani Tiberio i përkiste më parë një anëtari të Ndraghetas. Një sinjal në një qytet si Reggio Calabria, ku më shumë se gjysma e tregtarëve paguajnë para për të mos u prekur nga Ndragheta. Vetë Tiberio shet në dyqan me gruan dhe vajzën. 63 vjeçari duket më i moshuar se vitet që ka, dukshëm i lodhur dhe i vrarë. “Kemi frikë, shumë frikë. Më shumë se të tjerët. Por çështja nuk është nëse ke frikë apo jo, puna duhet vazhduar.”
Tiberio Bentivoglio dhe dyqani i tij janë një simbol, një simbol i luftës kundër Ndraghetas, që të mëson se kundër mafias mund të luftohet. Por në të njëjtën kohë, historia e shitësit të guximshëm të tregon se kjo luftë ka për të zgjatur shumë. Tiberio Bentivoglio thotë se Kalabria dhe Italia janë shumë të bukura për t’ia dorëzuar mafias.
Një biznesmen me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze ësh...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Biznesmeni Fadi Mitri, i rrahur barabarisht të shtunën, ndod...
Rrëfimi i 12 vjeçares E.Y në policinë e Fierit është shokues...
Vrasja e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun në O...
FM (Monitoring Foundation)organizata nderkomebtare e cila po...
Pjesemarrja ne votimet e sotme per bashkine e Dibres ka shku...
Sipas dy referencave në ueb faqe të cilat përcjellin pa ndër...
Bandat e strukturuara kriminale shqiptare duke shfrytëzuar f...
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financia...
Lëkundje të një tërmeti 5.1 ballë janë ndier vetëm pak minut...
Drejtoresha e shkollës 9- vjecare të Maqellarës Gjylsime Top...
Policia e Pogradecit bën të ditur se më datë 11.09.2016, ësh...
12 shtatori shënon festën e Kurban Bajramit për të gjithë mu...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përcjellë një mesazh në...
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi në Shtëp...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon dyshen Rama-Nikolla s...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi sot se zyrtar...
Citynews ka siguruar foto të tjera lidhur me skandalin e uni...
Dje gazeta “TemA” ne menyre te pazakonte i kushtonte dy titu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...