web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Piktori Sytki Brahimi: Artistët nuk promovohen, s’ka politika kombëtare për artin

10 Shtator 2016, 15:30, Aktualitet CNA

Mungesa e politikave kombëtare në lidhje me artin dhe kulturën sjell mospromovimin e artistëve. Kështu e sheh piktori Sytki Brahimi një nga problematikat e artit sot, në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën Sot ai flet mbi problemet që ai dhe kolegë të tij hasin çdo ditë në të bërit dhe të shiturit e artit, si dhe rolin e institucioneve shtetërore, lokale apo qendrore në këtë mes.

?Në përgjithësi në Shkodër, ka përpjekje për të bërë aktivitete artistike dhe nuk mund të them se nuk ka jetë artistike. Në fushën e muzikës, dramës dhe letërsi, por dhe në artet figurative. Të them të vërtetën, galeria e arteve bën një punë të mirë përsa i përket aktiviteteve lokale. Mirëpo, aty ka një problem se aktivitetet lokale mbeten pikërisht lokale?, shprehet ai.

Arti duhet konsumuar, asi ky është qëllimi final thotë Brahimi, por kjo për fat të keq nuk është në rrugën e duhur.

?Ka një lloj koncepti sikur ekspozita është thjesht për tu parë, ?shijuar? dhe këtu mbaron gjithçka. Në fakt, ekspozitat e artit kanë tjetër funksion dhe destinacion. Sepse nëqoftëse arti nuk konsumohet pa shkuar në destinacion, pa qenë në rolin e vet, ai mbetet anturazh i asaj që ne sot e kemi si pyetje ?ku po shkon arti në Shkodër dhe pastaj dhe në Shqipëri??!?, shprehet Brahimi.

Kjo sipas pitorit ka sjellë edhe një boshllëk i madh. ?Përpiqemi të ruajmë veprat e realizmit socialist, por nuk po krijojmë veprat e këtyre 25 viteve. Në Shkodër edhe me insistimin tonë para disa kohësh ka disa vepra që u futën dhe kjo duhet të ndodhë edhe te Galeria Kombëtare e Arteve. Ato vendosen në shërbim të turizmit, historisë dhe personalitetit të vlerave që prodhon një popull?, shprehet Brahimi.

“Unë them dhe e shtroj si pyetje ? pse të mos ketë një Kadare për artet figurative?!”, thekson ai. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga