Altin Goxhaj denoncon kioskat e Bashkise/ Nuk japin kupona tatimore
Aktivisti i shoqerise civile avokat Altin Goxhaj, ka postuar...
Forcimi i “Alternativës për Gjermaninë” (AfD) në thelb nuk duhet të na çudisë. Dhe nëse askush tjetër nuk distancohet nga politika ndaj refugjatëve e Angela Merkelit, kjo parti do të forcohet edhe më shumë.
E vetmja gjë që të çudit është që disa njerëz habiten për këtë. Me sa duket Merkeli dhe shumë politikanë të tjerë drejtues nuk e kanë dëgjuar se çfarë po ndodh që prej një viti psikologjikisht në shoqërinë gjermane. Me sa duket ata duhet t’i kujtosh edhe njëherë për këtë: Kancelarja Federale, qeveria federale hoqën me ndërgjegje për muaj të tërë dorë nga kontrolli i shtetit për imigrimin, megjithëse asnjë ligj nuk i detyroi ta bëjnë këtë.
Kurrë nuk i pyetën gjermanët
Me këtë Merkeli monopolizoi një komb të tërë për një eksperiment, i cili ende vazhdon dhe pasojat e të cilit do ta ndryshojnë për breza të tërë shoqërinë – dhe në bazë të atyre që dihen deri tani, më tepër negativisht.
Kurrë nuk e pyetën popullin, nëse e do një gjë të tillë: a është i gatshëm për sakrificat e nevojshme financiare dhe nëse dëshiron t’i durojë tensionet e pashmangshme kulturore. Kjo thjesht u mor si e qenë. Dhe atij që për shkak të kulturës së mikpritjes nuk e ndien më veten në shtëpinë e tij, i thuhet që kjo ndjesi e të ndjerit i huaj është krejtësisht pa vend.
Referendume të mëvonshme
Si politikën e kufijve të hapur, ashtu edhe mënyrën si u vunë gjermanët para fakteve të kryera, shumë njerëz e panë si prepotencë dhe si gabim gjigand. Por shumë megjithatë heshtën, sepse nuk donin të konsideroheshin të djathtë. Por çdo zgjedhje që bëhet që atëherë është një rast që njerëzit të protestojnë.
Merkeli tha sërish para pak kohësh: “AfD nuk ofron zgjidhje të përshtatshme për problemet”. Kjo mund të jetë e vërtetë – por pa politikën e refugjatëve të Merkelit ne nuk do t’i kishim fare disa probleme, të paktën jo në këto përmasa.
Një sondazh në pranverë tregoi se madje shumë zgjedhës të AfD-së nuk dëshirojnë fare që kjo parti të vijë në pushtet. Por ata janë të gëzuar që AfD-ja ekziston, sepse ajo – pa marrë parasysh CSU-në bavareze – është e vetmja që flet hapur për problemet.
Ashtu si Meklenburg-Forpomerania tani çdo zgjedhje për landet kthehet në një referendum të vonuar për politikën e migrimit. Por referendumi i madh do të jetë pas një viti, me zgjedhjet për në Bundestag.
A do të kandidojë edhe njëherë Merkeli?
Nëse AfD-ja do të mbetet atëherë e vetmja parti për t’u marrë seriozisht, e cila e kundërshton krejtësisht politikën e tanishme për refugjatët, ajo duhet ta ketë të sigurtë mbështetjen e madhe te zgjedhësit. Por diçka po ndodh. Shefi i SPD-së, Sigmar Gabriel ka nisur të distancohet nga Merkeli dhe ta kthejë pallton nga fryn era.
Interesante do të jetë para së gjithash, nëse partitë unioniste do ta dërgojnë Angela Merkelin sërish në garë si kandidate për Kancelare. Sepse kritikët e saj në CDU dhe CSU e dinë: Merkeli nuk do të ndryshojë me themel. Ajo do të bëjë gjithçka për t’i pakësuar pasojat e politikës së saj të refugjatëve, por do t’u përmbahet kufijve të hapur dhe do të refuzojë çdo kufizim me shifra. Për këtë ajo është e gatshme që të pranojë humbje në vota. Sepse për një gjë nuk mund ta akuzosh Merkelin: për dobësi karakteri.
Aktivisti i shoqerise civile avokat Altin Goxhaj, ka postuar...
Kandidati republikan për president Donald Trump, gjatë një i...
Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastërt është forma ...
Qeveria gjermane për t’i prerë rrugën tregtisë ilegale me ap...
Fjala e kandidatit për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin ...
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mb...
Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervis...
Një shtetaseje turke i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 5 mij...
Tentoi të trafikonte, nga kufiri i gjelbër, 1 KG lëndë të dy...
Nga Kenneth RogoffKembrixh- Bota është e ‘përmbytur’ nga par...
Nëse Lufta e Ftohtë bazohej në dallimin mes ideologjive, ajo...
Nga Denion MEJDANIShqiperise nuk i duhet me Rame kryeministe...
Finalja e Superkupës së Italisë do të luhet në Katar. Juvent...
Opozita ka mbyllur ditën e sotme fushatën në Dibër, ku do të...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar nepermjet nje post...
Kjo është një video e regjistruar menjëherë pas mbylljes të ...
Gazetari dhe publicisti Andi Bejtja ne nje postim te tij ne ...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën i kan...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar nepermjet nje ...
Sot në Dibër u mbyll fushata e dy kandidatëve për kryetarë B...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...