web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mehmetaj: MAS të zgjidhë çështjen e gjimnazistëve me përgjegjshmëri

8 Shtator 2016, 13:50, Aktualitet CNA

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit përgjegjshmëri dhe transparencë në zgjidhjen e situatës së krijuar me pranimet e gjimnazistëve në universitete.

?I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që me përgjegjshmëri durim e konstruktivitet të jetë pranë të rinjve dhe nevojave të gjimnazistëve dhe procedurat nga tani të jenë transparente?, tha Mehmetaj.

Mehmetaj nënvioi edhe tre problematikat që e ccuan situatën e pranimeve në universitet në këtë pikë.

?Nga një anlizë e gjithë procesit kemi evidentur disa probleme për të cilat do të kërkojmë zgjidhje. Ndryshimi të kritereve për ranimet në universitete, u bë jo në vitin e parë or në vitin e tretë. Kjo është e paarsyeshme. Moskooordiinimi i MAS me universitetitn që solli gjithë këtë konfuzion të pamerituar për gjimnazistët, se nuk ka të bëjë me ccfarë kanë bërë në tre vjet si dhe ndryshimi për ligjin parauniversitar. Provimet hyrëse apo dalëse nga universiteti. Këto akte nuk u miratuan në kohën e duhur ndaj vuajmë këto pasoja sot?, theksoi Mehmetaj.

Ajo ftoi ministrinë që me durim t?i japë zgjidhje kësaj problematike, të cilën e cilësoi si më e rëndësishmja e familjeve shqiptare në këtë moment. ?Të jemi pranë ta kalojnë këtë problematikë?, nënvizoi Mehmetaj. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga