web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i Reformës në Drejtësi-Donald Lu: Folëm ballë për ballë me politikanët për pasojat/ Ja emrat e politikanëve që preku dekriminalizimi

5 Shtator 2016, 06:41, Aktualitet CNA

Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu tregon të padukshmet që kanë ndodhur mes politikës dhe tij për reformën në drejtësi në një intervistë për revistën Mapo. Lu tregon se e ka vënë në dijeni politikën shqiptare për pasojat që e prisnin nëse reforma nuk do të votohej. Lidhur me rëndësinë e kësaj reforme dhe interesin që shpreh SHBA në lidhje me këtë reformë ambasadori Lu e shpreh me faktin se SHBA sipas tij nuk mund të ketë një aleat si Shqipëria nëse nuk ka një sistem drejtësie ligjor dhe funksional.

?Unë e kam thënë qartazi se është në interesin kombëtar të SHBA, që Shqipëria një aleate e NATO-s dhe SHBA-së të ketë një sistem të ndershëm dhe funksional. Kjo është e rëndësishme për interesat tona, për sigurinë si anëtare e NATO-s, është e rëndësishme për interesat tona kombëtare tregtare, si partner ekoomikëdhe është e rëndësishme që ne të kemi vlera të përbashkëta që ndajmë me njëri tjetrin?, shprehet ambasadori Lu.

Duke mohuar dërgimin e mesazheve drejt politikanëve për miratimn e reforës Lu u shpreh: ?Folëm, ballë për ballë me politikanët për pasojat?.

Lidhur me ligjin për dekriminaliimin ambasadori Lu thotë se ai ka patur efekt duke sjellë në vëmendje emrat e personave: ?Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Rroshi po përgjigjen penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen?, u shpreh Lu.

Nga ana tjetër ai thotë se në zgjedhjet e 2017 nuk do të ketë persona me të shkuar kriminale.

Nuk është lënë jashtë vëmendjes nga Ambasadori Lu gjatë intervistës së tij edhe vlerësimi për traditën, ushqimin, gjuhën shqipe dhe takimet me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, veccanërisht pëlqimin e tij për romanin ?Kush e solli Doruntinën?. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga