web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatos Klosi: Nuk gjenden paratë e korrupsionit/ Politikanët i fshehin me juristë

21 Gusht 2016, 07:51, Aktualitet CNA

Luftë korrupsionit, në gjurmim të parave të politikanëve të korruptuar. Kjo moto ka përfshirë dhe ndërkombëtarët në angazhimin më të madh për reformën në drejtësi, e cila shpresohet të zërë për fyti korrupsionin, por sa reale dhe e mundur është gjetja e parave të fshehura të zyrtarëve të lartë shqiptarë?

Duket se nuk është e thjeshtë!

Sipas një prononcimi për Gazetën Sot ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thotë se paratë e vëna nga veprimtaria e pandershme e politikanëve shqiptarë nuk do të zbulohen dhe nuk do të sekuestrohen. Klosi argumenton se zyrtarët para se të vjedhin dhe fshehin paratë e vjedhura konsultohen me juristë dhe specialistë të fushës, që ato para të mos gjendjen në asnjë mënyrë. I pyetur nga gazeta SOT, ish-kreu i inteligjencës shqiptare, thotë se politikanët i njohin të gjitha procedurat se si paratë e pista mund të bëhen pa pazbulueshme nga hetimet.

?Paratë e pista nuk mund të gjenden. Ata që fshehin para i dinë shumë mirë procedurat dhe kyçin mundësitë e gjetjes. Ka një thënie populli: ?Di të vjedhësh po, di të fshehësh jo, atëherë mos vidh?. Përpara se të mendojnë se si do të vjedhin, ata mendojnë si t?i fshihen paratë e korrupsionit. Njerëzit që vjedhin duke qenë në pushtet nuk janë naiv. Ndërsa dinë të vjedhin, sigurisht që përpara, kanë pyetur, janë konsultuar me juristë, me ekspertë të fushës, me miqtë e tyre, a mund të gjenden, sa mundet që një hetim i mundshëm t?i zbulojë ato para?, thekson ish-kreu i SHISH.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është skeptik se reforma në drejtësi do të zbulojë paratë e korrupsionit dhe ato të pista, që zakonisht investohen në objekte ndërtimi.

?Kjo reformë ka dy vjet që ka nisur të hartohet dhe çfarë mendoni se kanë bërë politikanët që kanë probleme, sigurisht, janë konsultuar, i kanë marrë paratë, i kanë çuar në një vend tjetër që nuk mund të zbulohen. Unë di të them se nuk do të zbulohen, nuk janë lënë për t?u gjetur ato para, kjo është e gjitha. Këtë e ka treguar eksperienca 25-vjeçare. Shqipëria është aq keq sa, sigurisht që ka pasur arsye që është në këtë gjendje dhe ky problem është korrupsioni i madh. Ata që kanë qenë në pushtet më shumë kanë menduar për vete se për Shqipërinë. Në 25 vjet nuk u gjet gjë, të shpresojmë që tani do të ndodh çudia, por unë  nuk i besoj çudisë?, u shpreh Klosi në prononcimin e tij. /Citynews.al





17:02 Aktualitet

Vive la France!

Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori....

Lajmet e fundit nga