Pas padisë së KLSH/KQZ: Cështja u hetua dhe u mbyll në 2015 nga Prokuroria
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me kallz...
Nga Afrim Krasniqi
Shqipëria politike mbetet një vend unik në disa drejtime, ? sidomos në politikë. Ja për shembull, për 8 vite kishim një kryeministër mjek, prej 3 vitesh kemi një kryeministër piktor. Shqipëria e tranzicionit nuk ka pasur asnjëherë një kryetar shteti apo kryeministër jurist në formim bazë, siç vështirë të gjendet vend tjetër ku ministrat më të rëndësishëm, ata të financës, të ekonomisë, infrastrukturës, etj, kanë formim bazë gjuhë e huaj anglisht apo frëngjisht. Gjithsesi, po kaq e veçantë paraqitet edhe përbërja e parlamentit, bazuar në formimin bazë universitar dhe në profesionet bazë të deputetëve. Tabela ilustron 3 raste: rastin shqiptar, rastin gjerman dhe rastin austriak, këtë të fundit, duke e ballafaquar me përbërjen sociale të popullsisë.
Në rastin shqiptar shumica dominuese mbetet biznesmenët e krijuar nga politika (mbi 70-85% e aktivitetit të firmave të tyre bazohet direkt & indirekt në tenderimet publike nga buxheti shtetëror qendror ose lokal). Madje, numri i atyre që kanë formim bazë policor ose ushtarak është shumë herë më i lartë sesa numri i tyre që kanë formim shkencat politike, sociologjike, filologjike, etj. Shumica vijnë nga promovimet partiake, dhe rreth 35% janë rregullisht pjesë e listave të përhershme të shefave të partive.
Në modelin gjerman dhe austriak dominues është politikani që vjen nga sektori publik, pra që ka karrierë administrative e profesionale, dhe që hyn në politikë për të avancuar kontributet e tij. Në Gjermani deputetët që vijnë nga shërbimi publik / administrata është dominues mbi çdo sektor tjetër, dhe se numri i biznesmenëve në parlament është më i ulët sesa numri i mësuesve. (duke imagjinuar se biznesi gjerman është 92% me prirje, aktivitet, konkurrim dhe burim privat, pa lidhje me buxhetin shtetëror, pra e kundërta jonë). Në Austri gjithashtu pjesa e biznesit është tre herë më e vogël sesa ajo që vjen nga karriera profesionale në shtet/administratë publike. Aty, më shumë se dy të tretat e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat, prej nga vijnë edhe pothuajse një e treta e deputetëve.
Vlera për ne? Po, për të kuptuar përse për një vend pune roje nate kërkojnë 10 dokumente, kurse trajnimi dhe çdo vit vërtetimet e aftësisë, ? kurse për ?rojet? e shtetit, vendimmarrësit politikë, nuk ka asnjë kriter kufizues, qoftë edhe informal. Karriera varet nga partia dhe partia varet nga vullneti i kryetarit, ndaj edhe karriera indirekt varet nga vullneti i kryetarit. Këta të fundit, megjithëse me profesione shumë larg formimit juridik, ekonomik apo bujqësor, janë e mbeten ?ekspertët? diktues në çdo sektor dhe për çdo çështje. Ata e kanë fjalën e fundit për masat ekonomike, për taksat, për projektet urbanistike, për tekstet mësimore, për reformat universitare, për mbjelljen e ullirit, për cilësinë e rërës në bregdet, për taktikat e ekipit kombëtar të futbollit deri dhe për gjithçka tjetër, deri për përcaktimin se kë/si duhet të sulmojë NATO apo kë duhet të zgjedhin amerikanët për President!
Natyrisht një politikan i mirë nuk përcaktohet nga profesioni që ka. Por nëse gjatë kohës së drejtimit të mjekut edhe gjendja në shërbimin shëndetësor preku fundin, apo gjatë kohës së qeverisjes së artistit mbyllen edhe dy teatro historike ndërkohë qe i vetmi art që vijon të ketë sukses në Shqipëri është arti i betonizimit masiv, kudo e për gjithçka, ? nëse ekonomistët i zëvendësojmë me përkthyes, apo juristët me të fortët e rrugës, ? atëherë ka diçka serioze që nuk shkon, ? dhe që na ndihmon sadopak të kuptojmë përse jemi ende në gjendje kritike & kaotike si shtet, si politikë, si shoqëri, si sistem vlerash dhe si edukim demokratik!
Një shënim i tille, ditën qe skadon afati i regjistrimeve të reja për në Universitete, ku dhjetëra mijëra të rinj shpresojnë të marrin dije dhe me aftësi të krijojnë të ardhme të qëndrueshme, ? është një mesazh pesimist, por edhe një ftesë reflektimi, mospajtimi dhe reagimi aktiv prej tyre, të rebelohen pozitivisht, të sfidojnë gjendjen me dije e zgjedhje të mençura, të heqin dorë nga imitimet e brezave të tjera, të kalojnë nga realiteti virtual në atë real, dhe kështu me kurajë e vullnet të imponojnë ditë më të mira për veten, familjen dhe vendin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me kallz...
Deputetja e PD, Albina Deda ka publikuar një video në rrjete...
Vret kushëririn pas një konflikti, arrestohet autori i dyshu...
Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, ka komentuar emë...
Fan Noli është ndër figurat më të njohura të politikës shqip...
Një vajzë ka rrëfyer emocionet e ditës së saj të martesës dh...
Një efektive policie është gjetur e vetëvrarë në banesën e s...
Nuk do shumë punë që të biesh në depresion dhe të harrosh vl...
Më 4 shtator, Nënë Tereza do të shenjtërohet në sheshin e Sh...
Në Rusi ka ndodhur një prej aksidenteve më të tmerrshme. Kam...
Policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërki...
Ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetet sociale një k...
Deputeti socialist Erjon Brace nuk ndalet në kritikat e tij....
Një strategji e hartuar për infrastrukturën e transportit de...
Presidenti Bujar Nishani do të ushtrojë kompetencën e tij ku...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një letre në lidhje ...
Partia Socialiste nuk ka caktuar ende një kandidat për zgjed...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar skandaloz emërim...
Analisti Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes në Qeverin...
Rriten pagat për punonjësit e OSHEE në terren. Sipas njoftim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...