Fotot/12 arratisjet më spektakolare
Per sa kohe ka burgje ka dhe arratisje. Pavaresisht masave t...
I DASHUR VODAFON
Po provoj të shkruaj diçka në stilin ?qesh e ngjesh? të Habereve të mikut Mitro Çela. Jo për gjë tjetër. Për një të ngjarë e të pësuar që mbase nuk më prek vetëm mua.
Kjo histori ka të bëjë me Vodafonin. Kam rreth 17 vjet që jam klient i vodafonit. Mendoj se vodafoni, lodhur nga dashuria e besnikëria kaq e gjatë, ka vendosur të më heqë qafe. Fillimisht po më diskriminon. Një diskriminim në kuptimin pozitiv të fjalës. Se? mendojeni vetë, një klienti kaq besnik edhe sikur t?i bësh keq, atij do t?i ndodhë si atyre që janë nën sindromin e Stokolmit. Këta sa më shumë t?i rëndosh me zullume, aq më shumë të ndjekin. Tani, të kuptohemi, nuk ua bën zullumet me të keq. Jo, i rëndon e i diskriminon vetëm pozitivisht. Miqësisht. Dashurisht. Do të provosh se ata si ato mushkat e vjetra, besnikë të rrugëve të vjetra mbeten.
Hyr në temë, do të thoshte Mitroja i habereve. Po hyj drejt e në temë.
Qysh prej disa muajsh pëfitoja nga paketat oferta të vodafonit. Meqë tani kanë rënë interesat e atyre që dikur më telefononin nga që u hyja në punë, meqë rrethi miqve që marr e më marrin, nuk shkon gjatë, gati numërohet me gishta e dy duarve, paketat me pesqind lekë në muaj mua më mjaftojnë e tepërojnë. Internetin e përdor vetëm në shtëpi me kompiuter, jo me telefon celular.
Por një ditë te zyrat e vodafonit me komshiun tim moshatar ndodhi që telefoni i komshiut i pranonte ofertat pesqindlekëshe, ndërsa telefoni yt, më tha vajza që shërbente, pranon që të rimbushet vetëm me 700 lekë. U nxeha me vajzën. Por e kisha kot që po nxehesha me atë. Shkova te pika vodafon e Vasil Shantos. Edhe atje po kështu: tund shtatëqind lekët më thanë.
Aty ishte një shoqja e moshës sime me banim në Itali. Nuk e kuptonte këtë diskriminimin e vodafonit ndaj meje. Po të kesh kaq vjet, 17 vjet, si klient i vodafonit në Itali, të japin telefon falas. Ta harrojmë këtë punën e dhuratave, i thashë. Më kanë humbur kaq herë telefonat. M?i kanë vjedhur në autobuzin e Unazës dhe kam blerë numrin tim me para nga e para, njësoj si të blija numur të ri. Telefonat e rinj m?i kanë falur herë djemtë, herë shokët.
Kjo puna e vjedhjes është reale. Shkoni në bulevardin Teodor Keko, në segmentin nga Shqiponja te Shkolla e mesme e turizmit në Unazën e madhe, dhe do të shihni se hajdutëria e urbanëve është e tillë që të rrëmbejnë lekët, telefonin, çantën etj. Policia e Rilindjes ashtu si ajo e demokratëve nuk merren me hajdutët e urbanëve. Ky segment i Unazës së Madhe është parajsa e hajdutëve sidomos tani që autobuzët e linjave të Jugut nisen nga Shqiponja.
Nuk them se edhe vodafoni ka lidhje me hajdutët e Unazës së Madhe. Larg qoftë.
Për këtë shkova te pika e vodafonit te rruga M. Shyri. Edhe atje më sqaruan se numri yt mbushet me 7 qind lekë. Thashë që e paskam armike dhe këtë vajzën që shërben te Myslym Shyri. Shkova në Tiranën e Re. Te Sheshi Uillson pika ishte plot me klientë. Prita heroikisht. Por edhe aty nuk më ndriti.
Shokët moshës sime me thinja në kokë ua jepnin ofertat prej 5oo-lekësh. Mua më diskriminonin pozitivisht.
Kështu. Nuk më paskëshin faj vajzat që shërbenin sjellshëm në pikat që përmenda.
Cili është morali i kësaj që shkrova? Nuk e di. Më pëlqen të mendoj se vodafoni më mban për paralli. Nuk e di se unë jam këmbësor. Që udhëtoj me autobuzin urban. Se udhëtoj me frikë, me sytë hapur, me të dy duar në xhepa se mos më vjedhin hajdutët e autobuzave të Unazës së Madhe. Me Vodafonin e madh, me ca zyra shteti, sado t?i mbaj duart në xhep, nuk shpëtoj dot.
Atje dashurisht, miqësisht, pozitivisht të rrjepin me kompiuter, jo me duar.
Per sa kohe ka burgje ka dhe arratisje. Pavaresisht masave t...
Rexhep Taip Erdogan ka nisur gjuetinë e tradhtarëve në Shqip...
Ashtu si CIA, agjencia spiune sovjetike (tani ruse) e njohur...
Në vijim të riorganizimit të Partisë Demokratike dhe bazuar ...
Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turisti...
Shqipëria është një tokë e mbushur plot me peisazhe shumëngj...
...
Një grindje në familje, në qytetin e Beratit, ka shkaktuar d...
Nga Kolec TraboiniFillon të ekzekutohet plani për kthimin e ...
E vetmja gjë që ka bërë me sukses Lulzim Basha, që në moment...
Lideri i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz Christian Str...
Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka v...
Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor dhe do ...
Analisti Dritan Hila ka shpërthyer me një koment në rrjetet ...
Spartak Ngjela vijon të komentojë në rrjetet sociale qëndrim...
Kur Fatos Nano i lindur në mes të Tiranës e përballoi me aq ...
Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotni...
PASKEMI HUMBUR, NJE SUPER MINISTERLexova me shqetesim qyteta...
Edhe pse policia kufitare prej disa ditësh ka intesifikuar m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...