web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doktori nuk e kruan me Lu.../Nga Muharrem MEKO

6 Gusht 2016, 16:34, Aktualitet CNA

Edhe nese duam sikur ta harojme, reformen ne drejtesi,,s te le detashmenti , ” antivetting ” ; me te drejte, po te kemi parasysh, se diten e pare te punes, ai ,do ta niste ,me vet ata…
Duket sikur edhe vet Rama,( qe pas nderkombetareve, mbetet inspiruesi kryesor i kesaj beteje ), tashme eshte lene disi ne hije ; kjo fale intuites se tij, perderisa nuk u terhoq per asnje cast,ne nje qoshe te ringut,per te luajtur ,si nje boxier qe ndjell humbjen,por gjithnje ne rolin e sfidantit : – bini dakord me SHBA e BE dhe hajdeni ta miratojme !
U be gati ritual i punes se Lulit,para miratimit te ligjit,kur per c do dite perzgjidhte nga nje personazh, deri edhe gazeta e gazetare,te konsideruar si ” armiq te sovranitetit “, por qe menefund edhe kjo menyre “pune “, rezultoje se s mund te pinte uje pambarimisht . I gjendur ne nje situate te tille, te gjithe e pame se si doktori me te vetet,beri sikur fitoj,duke brohoritur per “fitoren” e ligjit per drejtesine,por qe sic po rezulton, gjithecka ,paska qene “marifeti ” i tij i rradhes,thjeshte ,per te fituar kohe ,me idene,se do te mundë, ta ndale ” te keqen” , duke i zene “pusi “reformes,atje larte, siper ne lugje…mu tek Qafa e “shtate ligjeve ” !
Mjetet e punes ,natyrisht mendja e doktorit; serish ca vjetersira ,sa vet ai,ne mos perseritja e vetvetes ; shpifja, intriga, kercenimet, goditja e befasishme, nen brez e kundershtarit ! Pse jo edhe paraja ….per te blere info, ndaj Lu e Vlahutin dhe gjithe atyre qe ai i shikon si “te pakalueshem “… !
Fillimisht,u servir “zbulim i shekullit “,qe perpak do t na kishte marre me qaf ne shqiptareve; nje serë gazetash e portalesh,ne te njeten dite e ore,publikuan lajmin sipas te cilit Vllahutin,paska llogari me drejtesine vendit te saj- Koroacine ! E qe per pasoje ,ajo eshte e papershtaeshme per t’iu imponuar parlamentit tone sovran ( ! ).
Pasi,opinioni e “pertypi “mire e mire, kete zbulim,i ardhur,padyshim nga gjirizet e SHQUP-it, sulmi kaloj ne fushen vendase,ne gjysmen e kundershtarit tradicional; -tashme ,per t’u dukur disi “me te besueshem “, jo tek Rama ,por diku aty afer ; – vellaj i Kryetarit te Komisionit per Reformen ,Fatmir Xhafa,paska qene njeriu qe ka drejtuar trafikun e droges ne te gjithe globin ( !) …E shikoni ju nderkombetare se kush e kerkon “vetingun ” ?
Sot diku ne nje portal ,shkruhet se pas ketyre dy”viktimave ” (Vlahutin e Xhafa ),rradhe e ka Lu – une per vete ,nuk e besoj ! Madje,kam dyshimin se pikerisht ky paralajmerim do te beje,qe doktori,perkohesisht ta levize shenjestren e “snajperit “, ne tjeter objektiv… P.Sh, s’eshte cudi qe ” gjahu ” mund te jete edhe zedhensja e PS,pasi dje lexoj nje deklarate , rreth brekeve te Shukriut…
Ka nje arsye te forte se perse, SHQUP s’mund ta kruaj më, me ambasadorin amerikan Donald Lu; jo vetem se baruti i doktorit ,ka mare lageshtire aq shume ,sa qe zor se gjendet detonator ta ndeze,por edhe sikur te ndodhte mrekullia- predhat do te benin rikoshete.
– S’ pyt Taraboshi nga era , thone andej nga Shkodra e mocme ! Ku padyshimadyshim, ne rastin konkret, Taraboshi eshte LU…ose, ose vet SHBA, ndersa era….barruti i lagur i SHQUP-it !
Po ka arsye akoma me madhore, mendoj une; doktori me mire se kushdo tjeter e di tashme se kauza e tij ” antiveting “, me argumentat e dale boje,perfundimisht ka rënë,nderkohe qe konturimi i drejtesisese se aspiruar,sipas te gjitha standarteve bashkekohore,eshte i pashmangshem;eshte thjeshte ceshtje kohe ! …Ne kete kontekst,SHQUPI si mekatari me i madh i ketyre 25 vjeteve, e vecanrisht ,doktori me te cilin identifikohet c’do e keqe e ketij vendi,eshte bere disi me i vetedijeshem,ne raportet me SHBA.
Historikisht amerika ,pavarsisht principeve te saj demokratike,jo rralle eshte bere streha e njerzve te perndjekur,nga rregjimet diktatoriale,por ne menyre klandestine,pse jo edhe i atyre me rekorde kriminale etj etj… Ne shqiptaret s kemi pse ta harojme se si Fan Noli dhe mjaft demokrate te tjere shqiptare,pas kthimit te mbretit Zog, per t’i shpetuar ndeshkimit te tij,shkuan ne Amerike,prej ku zhvilluan veprimtarine e tyre patriotike,sikunder pavarsisht marveshjes se Teheranit,shume kriminele lufte e bashkepunetore te nazi -fashizmit me triumfin e komunizmit, e gjeten strehen ,ne amerike…
Hitleri , thuhet se vdiq ne Argjentine ,e njohur si nje nga vendet me demokratike,te Kontinetit Amerikan Jugor..
Vetingu kerkon koke…edhe ate te doktorit e Pinjolleve te tij, edhe ate te Lulit…., te Mediut etj etj ; spekulante te djathte apo te majte !
Vetingu perpara se sa te jete triumf i reformes ne drejtesi ,eshte shpagim per zullumet e 25 viteve,nga te gjithe administratoret e ketij vendi…shto ketu dhjetra e dhjetra te vrareve te zhdukurve, ne emer te pushtetit te doktorit ! I atyre 26 te pjekurve ne Gerdec,i te reneve ne Bulevardin “Deshmoret ” e Kombit “,protagonisteve te shitjes se pasurise Kombetare dhe aferave koruptive te pashembullta
E meqenese thuhet se shpresa vdes e fundit; perse jo edhe kesaj here Amerika te mos behet nje strehez ku zullumqaret t’ju shtohen zullumqareve…vrasesve te Remzi Hoxhes, abuzuesve te shumte ner vite,etj etj…
Prandaj Doktori dhe gjithe shpura e baroneve te ” Politiko -Drejtesise”, nuk kane ndermend ta kruajne me Lu… ; pse jo, mundet te kerkojne edhe ” strehim politike “,atje…! Pse jo edhe mundet t iu jete premtuar dicka…
Edhe ne amerike,gjen sa te duash, si Doktori !





Lajmet e fundit nga