web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupi Balfin sqaron opinionin publik mbi VKM për Lejimin e Përdorimit të Brigjeve në investimet strategjike “New Born” dhe “Green Coast“

28 Korrik 2016, 15:49, Aktualitet CNA

Grupi Balfin ka shpjeguar përmes një deklarate të gjitha investimet që do të kryejë, pas vendimit të Qeverisë, që lejon përdorimin e brigjeve në funksion të projektit investues strategjik ?New Born? dhe  ?Green Coast?.

Balfin Group gjykon se mënyra më reale e krijimit të një strategjie turizmi të qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç dhe është konfirmuar nga konsulentët më të njohur të kësaj fushe, është krijimi i Destinacioneve të mirëpërcaktuara turistike në bregdet.

Deklarata e plotë e Grupit Balfin

Në lidhje me publikimin në disa media të vendimit të këshillit të ministrave për Lejimin e Përdorimit të Brigjeve në funksion të realizimit të projektit investues strategjik ?Neë Born? dhe ?Green Coast? Grupi Balfin, pjesë e të cilit janë edhe kompanitë Mane TCI dhe Green Coast si përfituese të këtij vendimi kërkon që të sqarojë opinionin publik si më poshtë.

Balfin Group gjykon se mënyra më reale e krijimit të një strategjie turizmi të qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç dhe është konfirmuar nga konsulentët më të njohur të kësaj fushe, është krijimi i Destinacioneve të mirëpërcaktuara turistike në bregdet.

Grupi ynë këtë ka patur si fokus në të dyja zonat (Palasë dhe Hamallaj) ku po investon në turizëm.

Në legjislacionin e mëparshëm statusi i investitorit strategjik përfitohej vetëm nga investitorët e huaj që zgjidhnin të investonin në turizëm. Me legjislacionin aktual, në fuqi prej disa vitesh, këtë status mund ta përfitojnë edhe subjekte shqiptare në kushte të barabarta me të huajt.

Grupi Balfin vetëm në resortin Green Coast po investon mbi 50Mln ?.

Duke u bazuar në ligjin 55/2015, ?Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë?, shoqëritë Green Coast shpk dhe Mane TCI shpk kanë depozituar pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dokumentacionin përkatës për përfitimin e statusit ?Investitor Strategjik? për projektet turistike ?Green Coast? dhe ?Neë Born?. Dokumentacioni është protokolluar në datë 20/4/2016 me nr. protokolli 1 dhe 2 respektivisht. Midis të tjerave, duke u bazuar në nenin 27 dhe 29 të ligjit 55/2015, ?Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë?, shoqëritë aplikuese Green Coast shpk dhe Mane TCI shpk kanë kërkuar edhe mundësimin e marrjes në përdorim edhe të plazhit përballë projekteve turistike në fjalë për të suportuar zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Sqarojmë që në të dy rastet investimet strategjike janë duke u realizuar në troje private dhe nuk bëhet fjalë as për privatizim të truallit e as për marrje të lejeve të ndërtimit, por thjesht për shmangien e shkatërrimit të mëtejshëm dhe ndotjes së plazheve nëpërmjet marrjes në përdorim të pakontrolluar nga subjekte të treta. Sot, të drejtën për marrjen në përdorim të plazheve nga individë apo kompani të palidhura me investimet e qëndrueshme aty pranë, e kanë Bashkitë, të cilat e kanë aplikuar gjatë gjithë vijës bregdetare, shpesh në mënyrë të paplanifikuar dhe të gabuar.  Durrësi është një shembull shumë i qartë.

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave na jep si mundësi, aplikimin pranë bashkive respektive për lidhje kontratash përdorimi me afat të përcaktuar të plazheve përballë, por me një çmim shumë herë më të lartë sesa çdo subjekt tjeter aktual që merr një leje shfrytëzimi plazhi nga Bashkia respektive.

Niveli i tarifës së qerasë për kërkuesit e marrjes së plazhit në përdorim është 100lek/m2 në sezon turistik (4-5 muaj), ndërkohë që VKM e djeshme i jep Grupit Balfin të drejtën e përdorimit  kundrejt tarifes 100 lek/m2 në çdo muaj, pra rreth 5 herë më shtrenjtë sesa për subjektet e tjera.

Kompleksi Green Coast Luxury Resort ka filluar të ndërtohet në zonën e Palasës në një pronë tërësisht private, me një investim prej rreth 52.5 milion ?, Kompania Green Coast po zhvillon një destinacion unik turizmi (kompleks turistik elitar). Në resort përfshihet ndërtimi i një Hoteli luksoz bashkë-kohor (4-5 yje), SPA dhe aktivitete të tjera. Në këtë projekt do të ndërtohen vila dhe apartamente 2 katëshe me arkitekturë që përshtatet dhe ruan vlerat e zonës. Shërbime elitare do të ofrohen jo vetëm brenda resortit për banorët, por edhe përgjatë bregdetit të zonës Lungomare bashkangjitur kompleksit. Po ashtu do të organizohen aktivitete argëtuese, sportive, rekreative të llojeve të ndryshme që ofron zona malore dhe ajo bregdetare. Në këtë projekt po ndërtohen 152 objekte të cilat përmbajnë mbi 300 njësi akomodimi.

Projekti i cili do të zhvillohet për një periudhë 9 vjeçare, do të punësojë rreth 150-250 punonjës në çdo fazë të zhvillimit të projektit.

Konsorciumi i disa Kompanive Investitore nën drejtimin e kompanisë MANE TCI ka filluar ndërtimin e të paktën 2 Resorteve Turistike në Hamallaj të Gjirit të Lalzit. i ndërtuar plotësisht në një pronë private, me një investim mbi 34 mln ?, përpos ambjenteve të akomodimit dhe pushimit, projekti mban në konsideratë dhe të qenit një destinacion i ardhshëm për ofrimin e kulinarisë, aktiviteve sportive dhe atyre të plazhit. Standardi i ndërtimit, siguria, struktura e organizimit, estetika dhe pozicionimi janë vetëm disa nga faktorët me të cilët ky projekt përpiqet të identifikohet si një investim strategjik në fushën e turizmit.

Në këtë projekt do të punësohen rreth 150-250 veta të punësuar në çdo fazë të zhvillimit të projektit dhe rreth 80 veta të punësuar si punonjës të përhershëm pas përfundimit të ndërtimit të cilët do të jenë të dedikuar për mbarëvajtjen dhe funksionimin e Resortit.

Faza e parë në këtë Resort do të karakterizohet nga dhënia e ambjenteve me qera dhe aplikimi i konceptit Property Sharing (që bën të mundur investimin në bashkëpronësi duke ndarë të drejtat e përdorimit dhe detyrimet përkatëse, sipas kuotës së investimit), ndërkohë që në fazën e dytë procesi do të pasohet dhe nga ndërtimi i një zone Shërbimesh Hotelerie të standardeve më të larta.

Në të dyja këto projekte vëmendja është përqëndruar në punësimin e banorëve të zonës, furnizimin dhe nxitjen e prodhimeve vendase, zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e vlerave.

Edhe një herë, Grupi Balfin, si grupi më inovator në Shqipëri, që ka sjellë gjithmonë risi dhe ka demonstruar sukses në çdo sipërmarrje, siguron të gjithë qytetarët se do të vijojë të ofrojë investime serioze duke respektuar maksimalisht legjislacionin shqiptar si dhe duke patur maksimalisht në vëmendje interesin publik. /citynews/

 

 





Lajmet e fundit nga