web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjosha, ministrja turiste e Integrimit

25 Korrik 2016, 13:21, Aktualitet CNA

Klajda Gjosha prej 3 vitesh mban postin e ministres së Integrimit Europian, por ajo që bie në sy është pasiviteti i përfaqësueses së LSI në Qeveri në gjithë këtë proces.

Në dallim nga ministrat e tjerë të Integrimit para saj, Gjosha në 3 vitet e saj në këtë detyrë nuk shquhet ose nuk ka rënë në sy për çka është bërë nga Shqipëria në lidhje me integrimin, përveç 5 prioriteteve që përmenden herë pa here nga çdo përfaqësues i BE apo vendeve të Unionit që viziton Tiranën.

Kryesisht mënyra e zgjedhur nga Gjosha për të mbajtur këtë pozicion të krijon përshtypjen e një turisteje, e cila vjen në Shqipëri dhe ikën, duke shmangur çdo debat apo koment për çështje që kanë të bëjnë me integrimin.

Në rastin më të fundit të reformës në drejtësi, Gjosha duke iu përmbajtur linjës që LSI-së apelonte për miratimin me konsensus, por në 18 muaj debate dhe diskutime, në një kohë kur çdo delegacion europian që vinte në Tiranë, vinte theksin tek kjo reformë, ministrja apo dikasteri që ajo drejton, nuk ndërmorri asnjë takim apo nismë qoftë edhe për të informuar qytetarët apo grupet e interesit, mbi lidhjen që kishte kjo reformë me ecurinë e integrimit.

Apo tjetra, minimalisht të sqaronte se çfarë hapash do të ndërmarrë Qeveria në drejtim të integrimit, pas miratimit të kësaj reforme.

Dy vjet më parë Klajda Gjosha do të deklaronte se shumë shpejt do të hapeshin negociatat me BE, por edhe sot e kësaj dite nuk dihet data se kur këto negociata do të happen. Përgjatë ushtrimit të detyrës, ministrja e Integrimit ka përdorur të njëjtat shprehje standarde, sikundër ka ndodhur vitet e fundit në lidhje me integrimin.

Sot është shumë e vështirë të gjesh qoftë edhe një bilanc se çfarë ka ndodhur në këto 3 vite me integrimin, çfarë ka bërë ministria e Integrimit për të përafruar procesin, përveç faktit se në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimit mund të gjesh vizita pa fund të ministres në kancelaritë e ndryshme europiane, pjesëmarrje në inaugurime fabrikash, apo tryeza të organizuara nga LSI. /citynews/





Lajmet e fundit nga