Shtypi i ditës
...
Rëndohen pozitat e kryeministrit Edi Rama. Ajo që ai i trembej, shumë shpejt mund të ndodhë. Demokratët kanë nisur të shohin mundësinë e mbajtjes së një mocioni mosbesimi, me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie teknike. Ideja për këtë të fundit u hodh nga kreu i LSI, Ilir Meta, teksa deputetët e PD e mbështesin një gjë të tillë dhe shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me LSI për rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Frika më e madhe e Ramës këto ditë, është se mund të jetë LSI ajo që mund të çojë mocion mosbesimi në Kuvend, por sipas kontakteve me deputetë të PD, nuk përjashtohet mundësia që dhe këta të fundit ta bëjnë një gjë të tillë. Të pyetur nga gazeta ?SOT?, disa prej tyre janë shprehur se do të përdorin çdo lloj mënyre për rrëzimin e qeverisë, duke mos përjashtuar as mocionin.
Nga ana tjetër, ajo që tërheq vëmendje, është se ata shprehen se edhe nëse LSI bën një veprim të tillë, do gjejë mbështetjen e PD, por ndërkohë i kërkojnë edhe ndihmë Metës që të bashkëpunojë me ta për largimin e Ramës. Në këtë mënyrë, duket qartë se PS dhe LSI janë gjithmonë dhe më larg, teksa duket një afrimitet i madh PD-LSI. Që të votohet mocioni i besimit duhen 71 vota dhe për këtë arsye tani i gjithë koalicioni është në dorë të Metës.
Në një prononcim për gazetën ?Sot?, deputeti Sherefedin Sheu shprehet se PD do të marrë nisma për rrëzimin e qeverisë, nëse kjo nuk ndodh më parë nga LSI. Nga ana tjetër deputeti Shehu nuk përjashton mundësitë e bashkëpunimit me LSI në koalicion qeverisjeje, nëse PD nuk i merr 71 mandate në zgjedhjet e ardhshme. ?Ne kemi iniciativë vetë, në bashkëpunim me qytetarët që të shkojmë në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Nëse LSI na bashkohet ne e mirëpresim, por gjithmonë qeveri për ta çuar vendin në zgjedhje, jo qeveri koalicioni. Koalicion bëjmë vetëm nëse na thonë qytetarët, në kuptimin që nëse nuk na japin 71 deputetë, ne patjetër do të kërkojmë koalicione pastaj?, theksoi ligjvënësi demokrat.
Deputeti Shehu nënvizoi se PD ka nisur punën në strukturat e saj në të gjithë vendin për mbajtjen e zgjedhjeve dhe muaji shtator do të jetë muaji i aksioneve. ?Ne punojmë që të shkojmë dhe të fitojmë vetëm. Ne po përgatisim strukturat e PD për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi në bazë, por ndërtojmë strukturuat e reja dhe po i freskojmë që të përgatitemi për t?u hedhur në aksion. Koha ka filluar, jemi në vitin elektoral, shtatori është me aksione?, u shpreh Shehu.
Edhe deputeti Alban Zeneli pohon mbështetjen e mocionit të mosbesimin për rrëzimin e qeverisë aktuale. Ai ka thënë se duke qenë se PD nuk i ka votat, duhet mbështetja e LSI, teksa shton se nëse partia e Metës kërkon rrëzimin e qeverisë, PD e mbështet. ?Ne do të mbështesim çdo mocion mosbesimi. Ne nuk mund të bëjmë mocion mosbesimi për shkak se jemi në opozitë për numrat që i kemi. Ne kemi qenë dhe do të jemi kundër kësaj qeverie dhe çdo lloj votimi që sjell rënien e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë teknike, ne do ta mbështesim. Çdo lloj mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Rama-Meta, ne do të votojmë. Ne jemi opozitë dhe do të kundërshtojmë gjithmonë këtë qeveri?, theksoi Zeneli. Deputeti Sherefedin Shehu nga ana tjetër, thekson se PD ka vetë iniciativë rrëzimin e Ramës. Ndërsa deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi, thotë se qeveria Rama ka rënë dhe kanë nisur përgatitjet për zgjedhje. ?Rama ka rënë bashkë me bandën e tij qeverisëse. Detyra ime si deputete është të punoj fort tani për të përgatitur zonën time elektorale për zgjedhje?, u shpreh
...
Të freskët nga filmi fundit, Spectre s’duhet lënë pa thënë ...
Nga Graham E. Fuller*Java që lamë pas dëshmoi se cili mund t...
15 persona janë lënduar, dy nga të cilët rëndë pas përplasje...
Më 1 shtator 1939 luftanija stërvitore gjermane “Schleswig-H...
Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi u plago...
Një 18-vjeçar qëllon pa dallim njerëzit në një qendër tregta...
Reforma në drejtësi ishte një sukses i jashtëzakonshëm i Shq...
Miratimi i ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor është shoqë...
Të shtënat që shkaktuan nëntë viktima në Mynih të premten (2...
E përditshmja “Il Corriere Della Sera” ka botuar parathënien...
Një 18-vjeçar gjermano-iranian, i identifikuar si David Ali ...
Pas kalimit të reformës në drejtësi forcat politike duken më...
Një zjarr ka rënë para pak minutash në një banesë në kryeqyt...
Deputeti i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj së shpejti do të jetë...
A doni një teori konspiracioni të bazuar në fakte të pakundë...
U mbush një vit që unë po e jetoj intensivisht në cdo frymëm...
Në vazhdimin e hakmarrjes së ashpër nga presidenti Recep Tay...
E shtuna ka shënuar një fluks të madh lëvizjesh në doganën e...
Në Turqi, janë mbyllur më tepër se 1 mijë shkolla private, s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...