web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha, takim lamtumire me ambasadorin e Suedisë

24 Korrik 2016, 19:08, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim lamtumire me ambasadorin e Suedisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Berisha, i cili shprehet se Ambasadori Staffansson largohet nga vendi yne si nje mik i çmuar i tij, si perfaqesues i nje vendi qe ka dhene ndihma te rendesishme per Shqiperine ne keto vite.

“Te dashur miq, keto dite pata nje takim lamtumire me ambasadorin e Suedise, te akredituar ne Tirane rezident ne Shkup, zotin Mat Staffansson ne perfundim te mandatit te tij. Ambasadori Staffansson largohet nga vendi yne si nje mik i çmuar i tij, si perfaqesues i nje vendi qe ka dhene ndihma te rendesishme per Shqiperine ne keto vite. Suedia eshte nje avokat i zgjerimit te BE dhe integrimit te vendeve te rajonit ne BE.Ambasadori me dhe lajmin e mire se ne shtator do hapet selia e ambasades se Suedise me ambasador rezident ne Tirane. Ne takim diskutuam per zhvillimet ne vend dhe ne rajon. Une falenderova me mirenjohje ambasadorin per te gjithe kontributin, ndihmesen e tij te çmuar ne marredheniet ndermjet dy vendeve dhe dy kombeve tona.” shprehet Berisha.





Lajmet e fundit nga