Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket qartazi e pozicionuar nën hijen e Partisë Demokratike në lidhje me Reformën në Drejtësi. Me vullnet apo e shtyrë drejt këtij pozicioni, duket se LSI përveç se po bën lojën e saj, po përdoret edhe nga Rama, si një alibi për të mos miratuar reformën.
E ndërsa presioni i SHBA-BE po ushtrohet ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për arritjen e një konsensusi në lidhje me miratimin e draftit për Drejtësinë, LSI me pozicionimin e saj, duket se është identifikuar si pengesa kryesore për miratimin e reformës.
Kjo të paktën jo-zyrtarisht, por qëndrimi mospërfillës i mbajtur nga Ambasadorët ndaj forcës së tretë politike në vend, tregon se LSI nuk jep asnjë garanci që votat e saj do të jenë pro reformës.
Nëse mazhoranca do të kishte vota të unifikuara pro reformës, atëherë do të mjaftonin 5-7 vota nga opozita për të kaluar draftin, edhe pa arritjen e konsensusit. Por fakti se opsioni për të votuar draftin në 21 Korrik edhe pa gjetjen e gjuhës së përbashkët mes Bashës dhe Ramës, duket se do t?i shërbejë ndërkombëtarëve për të provuar se LSI qëndron si pykë mes dy partive kryesore politike në vend dhe që bllokon reformën.
Në deklarimet zyrtare, LSI është pozicionuar shumë pranë demokratëve, qoftë për rolin e ndërkombëtarëve ashtu edhe të ekspertëve në procesin e Vettingut, dy çështjet që sot po mbajnë peng konsensusin dhe miratimin e reformës.
Duket se LSI po luan me dy porta ndaj demokratëve dhe socialistëve. Në njërën anë, ajo mund ti ketë premtuar PD-së se nuk do të lejojë kalimin e reformës pa konsensus. Këtë gjë mund ta arrijë vetëm në rast se ditën e votimit të reformës, nëse do të ketë deputetë të opozitës, që do të tentojnë votën pro reformës, aq deputetë të LSI-së nuk do të jenë të pranishëm në votim, ose do të abstenojnë, çka do të bënte të pavlerë çdo votë të ligjvënësve demokratë apo aleatëve të tyre.
Në anën tjetër, duket se Meta si një lojtar i vjetër në politikën shqiptare, po ushtron presionin e duhur dhe maksimal ndaj Kryeministrit Rama, duke i treguar forcën por edhe çmimin që duhet të paguajë, në rast se nuk gjen konsensusin me opozitën, por edhe në rast se nuk pranon kushtet e tij.
Në secilin nga rastet, LSI shfaqet në publik si forca që është pro konsensusit sa më të gjerë dhe miratimit të reformës, por në anën tjetër me votat që ka në Kuvend dhe afërsinë në qëndrime me PD-në, arrin të bllokojë procesin.
Po kështu, i vetmi ndër politikanët që kurrë nuk ka fshehur optimizmin për miratimin e reformës në drejtësi, në 21 Korrik ka qenë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, megjithëse sikundër është raportuar në media, në takimin mes tij dhe Kryeministrit, ai nuk i ka dhënë Ramës asnjë lloj garancie për votimin e draftit
Por medalja ka dy anë, dhe një variant tjetër është ai që Meta dhe LSI mund të përdoren nga Edi Rama. Nëse do të merren të mirëqëna akuzat e artikuluara nga Rama në drejtim të PD-së se ka frikë nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve me monitorim ndërkombëtar për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtësinë, atëherë nuk duhet harruar fakti se nga 2009-2013 gjyqtarët dhe prokurorët e miratuar në Kuvend, pas dekreteve nga Presidenti, kanë marrë edhe votat e LSI-së. Pra me akuzën e tij, gjithmonë nëse ajo merret e mirëqënë, Rama ka thumbuar jo vetëm opozitën, por edhe aleatin e tij në qeverisje.
Po kështu sulmet e inicuara nga segmente të Qeverisë në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, me akuza për korrupsion, kanë qenë një sinjal i qartë ndaj se një drejtësi larg ndikimit politik, mund të çojë në nisjen e procesit të pastrimit të saj.
Referuar kësaj llogjike, duket se Rama ka shtyrë aleatin e tij në qeverisje, drejt një pozicioni bllokues, por jo të deklaruar publikisht, duke ofruar qëndrimin me opozitën. Një gjë të tillë, Rama mund ta ketë bërë ose për të nxjerrë në sytë e ndërkombëtarëve pengesën e fshehur LSI, ose në formën e presionit të hapur ndaj partnerit të tij në qeverisje. Por një mundësi e 3-të është që edhe Rama nuk e do reformën në drejtësi, sipas modelit të propozuar nga SHBA-BE, dhe në këtë rast justifikohet me qëndrimin e hapur kundër nga PD dhe atë të LSI, që qëndron nën hijen e saj. /citynews/
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përg...
Partia Demokratike akuzon ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushat...
Kryeministri Edi Rama përmes një letre drejtuar Kryetarit të...
Një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa policia ka n...
Tentativa për grusht shteti mbrëmjen e djeshme në Turqi shka...
Kreu i qeverisë Edi Rama, duket se po kalon ditët e vetmisë ...
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni premtoi ndë...
Qeveria pritet të miratojë amnistinë fiskale, pas propozimit...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në lagjen “K...
Një helikopter i ushtrisë turke ka zbritur në Greqi dhe 8 us...
Politika shqiptare të gjejë kompromisin për miratimin e refo...
Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madh...
Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme u arrestua në flagra...
Kryeministri turk në një deklaratë për mediat një ditë pas t...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij ...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si shp...
Kjo është makina e Ministrit të Transportit, Edmond Haxhinas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...