web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Rreh për vdekje 51-vjeçarin, arrestohet shqiptari

13 Korrik 2016, 19:28, Aktualitet CNA

Një shqiptar ka vrarë pronarin italian të një banese pas zënkës për qiranë. Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar më 12 korrik në Empolitana në Tivoli. Viktima është 51 vjeçari Mauro Colantoni, i cili kishte dhënë me qira një dhomë.

Gjatë zënkës, shqiptari me iniciale G.P, e ka goditur shtetasin italian duke e përplasur në trotuar, çka i ka shkaktuar vdekjen. Përplasja e fortë mund të jetë shkaku i vdekjes së 51 vjeçarit.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t?iu nënshtruar autopsisë, e cila do të përcaktojë qartë shkakun e vdekur.

Policia që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar burrin. Shqiptari u arrestuar rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme në një autobusi, jo shumë larg vendit të ngjarjes, raporton Ora. 39 vjeçari banonte prej rreth 15 vitesh në zonën e Tivolit, ndërsa punonte si murator. Ai është dërguar në një burg në Romë në pritje të vendosjes së masës së arrestit.





Lajmet e fundit nga