web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samiti i Varshavës/Rama: Ekstremizmi dhunshëm dhe islami radikal, kërcënim për sigurinë kolektive

9 Korrik 2016, 10:09, Aktualitet CNA

Ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e NATO-s që zhvilloi punimet në Varshavë.

Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se mbështet strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike.

Rama nuk ka lënë pa përmendur rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë drejt alenacës së atlantikut duke risjellë në kujtesë dhe se si kjo aelancë është parë gjatë rregjimit komunist.

“Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim”, theksoi Rama.

Ministra e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke iu përgjigjur inetersimit të medias tha se përballë realiteti të ri ku vihet në pikëpyetje siguria botërore përgjigja duhet të ishte e përbashkët nga vendet anëtare ose jo të aleancës.

Sipas saj, kjo do të thotë që vendet që ndajnë të njëjtat vlera me njëri ? tjetrin, anëtare ose jo të NATO-s, qofshin këto partnerë, duan të punojnë për ta pasur këtë siguri që me të vërtetë e ardhmja e tyre do të jetë e sigurt, e kanë të gjithë vështrimin nga kjo ku jemi prezent, nga Samiti i NATO-s.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, tha se prioriteti ynë mbetet eliminimi i zonave gri në Ballkanin Perëndimor. Në këtë Samit, vëmëndja më e madhe e NATO-s kushtuar rajonit, përfshirë bashkëpunimi me Kosovën, përbën një element inkurajues për proceset integruese në këtë kënd të Europës.

Ky samit mbahet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euroatlantike.





Lajmet e fundit nga