web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtuesit e RTSH/ Enkelejd Joti nuk ka konkuruar për asnjë post. Ja e vërteta

8 Korrik 2016, 12:04, Aktualitet CNA

Enkelejd Joti, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel nuk ka konkuruar dhe as nuk ka plotësuar ndonjë formular aplikimi për ndonjë nga vendet vakante apo postet drejtuese në RTSH.

Lajmi konfirmohet për Citynews nga burime zyrtare nga institucioni në fjalë, sipas të cilave ish-Drejtori i Përgjithshëm i TCH nuk ka qenë pjesë e aplikimeve për postet drejtuese.

Gjithashtu burime pranë ish-drejtorit të Përgjithshëm të TCH-së konfirmuan se Joti nuk ka marrë pjesë në asnjë nga procedurat që mund të jenë hapur në lidhje me konkurset në TVSH.

Burimet theksojnë se ish-Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel Bledar Zaganjori ka konkuruar në televizionin publik, sikundër edhe dy punonjës të Top Medias. /citynews/





09:55 Aktualitet

Basha takon Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...

Lajmet e fundit nga