web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

(FOTO) Grabitja në Rinas/ Shefi i komisariatit ishte në gjumë

4 Korrik 2016, 13:05, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha sot gjatë diskutimeve për grabitjen në aeroport se shefi i komisariatit të Rinasit, Skënder Sallaku, ishte në gjumë në kohën kur ndodhi ngjarja.

Lapsi.al ka publikuar një foto të Sallakut në makinë,  ku shihet se ai është në gjumë. Sipas saj, kjo foto është nga momenti kur në Rinas po ndodhte grabitja.

Gjatë ditës së sotme, akuzat mes Policisë dhe kompanisë private që menaxhon aeroportin janë përshkallëzuar.

TIA theksoi se përgjegjësia për sigurinë e aeroportit është e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se që prej vitit 2004, policia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në aeroport përveç terminalit ku Policia kishte shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste të ndodhura në Turqi.





Lajmet e fundit nga