web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri: Prioriteti ynë është lufta kundër terrorizmit, jo kundër grabitjeve

30 Qershor 2016, 19:41, Aktualitet CNA

Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm në intervistën për portalit tonë.

Gjatë intervistës së tij, Ministri ka qenë i qetë. Ne po sjellim këtu një pjesë të bashkëbisedimit:

-Përshëndetje z.Tahiri? Si ndodhi kjo gjëmë në aeroport? Ju kishit marrë edhe masa. A ndiheni fajtor? A ndiheni të paaftë?

-Përshëndetje Citynews! Në përgjigje të përgjigjes së pyetjes tuaj: Absolutisht që jo! Ne masat tona i kishim marrë kundër terrorizmit. Madje kishim vendosur edhe policë shtesë. Ç’faj kanë strukturat që unë drejtoj, që dalin ca hajdutë dhe vjedhin! E rëndësishme është që Aeroporti nuk ka dëmtime nga terrori. Ne për të morëm masa mbrojtëse fundja. Herën tjetër ju premtoj se do marrim cdo masë kundër grabitjeve. Përparësi e jona dhe e ndërkombëtareve është lufta kumdër terrorizmit, që ne po e fitojmë./Satirë





Lajmet e fundit nga