web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koco Kokëdhima deklaron në Finiq: Ne po na ikën fiqiri

30 Qershor 2016, 19:24, Aktualitet CNA

Ka qenë kjo deklarata e shokut Koço Kokëdhima, në festën e 25 vjetorit të rikrijimit të PPSh-së si PS, në fshatin Finiq.

Me këngë dhe valle nga më të bukurat, u festua kjo ngjarje. Finiqarët që morën pjesë në të, shijuan paraqitjen në vallëzim të vetë shokut Koco, i cili tregoi me fakte se nuk ka humbur asgjë nga dijet në vallëzim te kohës së Sekretarit të Rinisë.

Jo vetëm finiqarët që ishin në fshat, por edhe finiqarët që janë në Greqi patën fatin që nëpërmjet internetit në telefon, të shikonin shokun Kokëdhima.

Mes mishit të pjekur dhe rakisë, ndodhi ajo që ndodh përherë kur në festa ka këto produkte. U tha e vërteta. E nga kush tjetër…

Vetë shoku Kokëdhima u cua e tha në Finiq: Shoqe dhe shokë, files qe fili! Partisë Socialiste po i ikën fiqiri. Nuk e lënë të punojë Rilindasit dhe Iliri.

Kaq ka mjaftuar që festa të prishej…/Satirë





Lajmet e fundit nga